Paratë nuk janë e vetmja arsye për të nisur dhe rritur një biznes. Nëse biznesi yt nuk po bën para, atëherë ke një “hobi” të ri. Ka shumë aktivitete që mund të bëni, të cilat mund të duken sikur ju japin të ardhura, por në fakt nuk e bëjnë. Sipërmarrësit e suksesshëm i evitojnë ato gjëra që i bëjnë që të humbasin kohën dhe fokusohen në ato që do t’i bëjnë bizneset e tyre të rriten.
Janë 4 gjëra që mund të bëni sot, të cilat rrisin të ardhurat në biznesin tuaj. Këto strategji janë të thjeshta, por të arrira dhe i kanë rezistuar testit të kohës dhe teknologjisë. Biznesi juaj mund të përjetojë rritje të madhe me fokusin e duhur.
Shit më shumë- Ka shumë shanse që nëse je në një biznes të shesёsh. Pavarësisht se mund ta dish se sa e rёndёsishme ёshtё kjo, mund të mos e kesh kuptuar se nuk po shet mjaftueshëm. Kur shet, mund edhe të mërzisësh disa njerëz, por nuk ka problem. Nëse në mënyrë të vazhdueshme po sjell vlerë për audiencën, ke fituar “të drejtën” për t’i treguar asaj për ofertat speciale që ke. Shit më shumë nga ç’je mësuar të bësh dhe do t’i shohësh shitjet e biznesit tënd të rritën, rrjedhimisht edhe të ardhurat. Audienca kërkon të blejë nga ty, por ata kanë nevojë të dinë se çfarë po ofron. Tregoju atyre vazhdimisht. Investo çdo ditë në strategji që sjellin të ardhura-Është një tendencë e natyrshme për njeriun që kur zgjohet në mëngjes të bëjë atë që beson se ka më shumë urgjencë. Ne kontrollojmë email-in, bëjmë ndonjë postim në mediat sociale dhe mund të bëjmë dhe disa telefonata. Nise çdo ditë duke ndjekur mundësitë e mira, të cilat kërkojnë vetëm pak punë për t’u përfunduar. Mund të mos bësh një shitje çdo ditë, por me kalimin e kohës do t’ia arrish duke iu afruar kështu edhe qëllimit final.
Ofro vlerë e cila çon në ndërtimin e listës së klientёve- Shitjet realizohen kur konsumatorët e kuptojnë se për çfarë po flet dhe e dinë se kanë marrë vlerë prej teje. Vlera shpërndahet më mirë kur ajo që jepni është praktike për jetën e një personi. Produktet, shërbimet dhe informacioni yt duhet tё tё dallojnё nga konkurrenca. Ato duhet të kenë vlerë të pamohueshme, sepse ti u ke dedikuar kohë mjaftueshëm që ato të kenë këtë vlerë. Dhe këtë vlerë vendose në faqen tënde të internetit, mediat sociale ose kudo që reklamon. Kjo do të rrisë të ardhurat. Ekspozohu në mënyrë masive- Mediat sociale kanë miliona përdorues. Ti mund të vendosësh artikuj në portale shumë të mira reklamimi për të tërhequr konsumatorë potencialë. Interneti dhe rrjetet sociale na kanë lidhur dhe na kanë dhënë mundësinë për të patur akses në një bazë të pakufizuar konsumatorësh potencialë. Bëj që emri dhe artikujt e tu të biznesit të shfaqen në audienca të gjëra dhe në këtë mënyrë të kthesh një pjesë prej tyre në konsumatorët e tu. Ekspozimi masiv do të të afrojë drejt objektivave shumë më shpejt.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...