Ndërkohë që procesi i plakjes është i pashmangshëm, ka disa veprime që përshpejtojnë këtë të fundit ashtu si disa të tjera që e vonojnë.
Lind pyetja, ju cilin stil jetese përqafoni, atë që rinovon qelizat tuaj, rrit prodhimin e kolagjenit, përshpejton metabolizmin, apo atë që nxit të gjitha veprimet e kundërta të proceve të lartpërmendura. Ju mund të mendoni se 8 orarëshi i plotë i gjumit, përdorimi i kremit kundër diellit, marrja e suplementeve etj mjaftojnë për të pasur një lëkurë të shëndetshme e të re pavarsisht viteve, por Living do t’ju listojmë më poshtë 4 veprimet që duket se hedhin poshtë të gjitha përpjekjet tuaja për të qenë e bukur përjetësisht.
Flini me fytyrën mbështetur pas jastëkut
Ky veprim nuk do e plakë lëkurën tuaj brenda natës, por nëse ky është pozicioni juaj i preferuar duhet ta ndërroni pasi fjetja në këtë mënyrë rrit mundësinë e krijimit të rrudhave dhe pakëson prodhimin e kolagjenit.
Nuk e lani fytyrën para se të shtriheni
Të gjithave na ndodh të shtrihemi me tualet pas një darke, por problemi është nëse e ktheni në zakon. Larja e fytyrës suaj para gjumit është thelbësore për largimin e papastërtisë, djersës etj. Bllokimi i poreve nga këto të fundit ndikon në cilësinë e lëkurës. Një herë në javë rekomandohet gjithashtu një skrab i lehtë në mënyrë që të eleminoni lëkura e vdekura.
PËRDORIMI I SHUMË PRODUKTEVE KOZMETIKE
Nëse përdorni një ton produktesh të ndryshme për kujdesin e lëkurës dhe nuk jeni të sigurt për përdorimin e saktë të çdo produkti, kjo mund të jetë e dëmshme për lëkurën tuaj. Për shembull: “Produktet që përmbajnë retinol përdoren për të parandaluar rrudhat, dhe të përziera me produkte me peroksid benzoil për të kuruar aknet mund të acarojnë lëkurën tuaj.
NUK PINI MJAFTUESHËM UJË
Uji është një komponent i rëndësishëm për lëkurën dhe strukturave nën lëkurë. Kur jeni dehidratuar, lëkura humbet elasticitetin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...