Google ADS

4 gabimet e përditshme gjatë makeup-it që ju bëjnë të dukeni më të vjetër

13:53 | 8 Nëntor 2018
Arbresh.info

Nuk ka rëndësi nëse jeni dashamirëse të makeup-it apo jo, vjen një moment që të gjithave na duhet të përdorim krem pudër, buzëkuq dhe rimel.

Por a jeni vërtetë të sigurta që dini të trukoheni mirë dhe jo si palaco cirku? Më poshtë  ne kemi renditur katër gabimet më të shpeshta gjatë makeup-it që bëjmë të gjitha, si dhe ju ftojmë t’i korrigjoni sa më parë, nëse nuk doni t’ju shënojnë të gjithë me gisht.

 

  1. Nuk pastroni kurrë furçat e makeup-it: E mbani mend herën e fundit kur keni larë sfungjerin e kremit pudër, furçën e blush-it dhe highlighter-it, apo syve? Nëse nuk e keni bërë kurrë më parë këtë gjë, urojmë që ky artikull t’ju bëjë të ndërroni mendje. Përdorimi i furçave të ndotura për një kohë të gjatë është shkaktari kryesor për shfaqjen e akneve dhe vatrave të ndryshme bakteriale në sipërfaqen e lëkurës. Gjithashtu bën që grimi juaj të mos jetë uniform dhe i freskët.
  2. Nuk aplikoni fondotintë në pjesën e qafës dhe bustit: Fondotinat ose kremi pudër është një nder ato produkte që nuk mungon kurrë në çantën e kozmetikës së një gruaje apo vajze. Përveç se i jep lëkurës një ngjyre me uniform, shërben gjithashtu për te mbuluar ndonjë puçërr, njollat kafe apo pikat e zeza. Megjithatë një nder gabimet me te shpeshta është qe lyejmë gjithë fytyrën dhe jo qafen. Dhe nëse ngjyra e kremit qe keni zgjedhur është disa here me e erret apo e zbardhur nga toni natyral i lëkurës, kjo gjë qe do te beje te dukeni keq. Prandaj herës tjetër mos harroni te aplikoni fondotinte tek qafa, busti apo edhe veshët.
  3. Nuk hidratoni lëkurën para se të aplikoni krem pudër: Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, dhe për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj ndryshimeve të motit, diellit dhe rrezeve ultravjollcë, produkteve kozmetike ose larëse me përmbajtje kimike etj. Përveç scrubit, të cilin duhet ta bëni 1-2 herë në javë, duhet të aplikoni krem hidratues gjatë gjithë kohës, sidomos para se të përdorni krem pudër. Kremi pudër në një lëkurë të thatë e bën të duket atë jo të shëndetshme, jep kruarje gjithë kohës dhe fshihet lehtë.

  1. Konturoni vetullat më shumë nga ç’duhet: Në qoftë se fytyra është piktura, vetullat janë korniza e saj, prandaj jepuni rëndësinë që meritojnë. Të kujdesesh për vetullat nuk nëkptoni vetëm t’i hiqni apo hidratoni, por edhe t’i konturoni në mënyrë që grimi të duket sa më uniform. Mirëpo nëse zgjidhni një laps më të errët nga ngjyra natyrale e vetullave, ose i lyeni më shumë nga ç’duhet, do të dukeni keq. Kjo vlen edhe për vetullat tatuazh, kujdes kur bëni zgjedhjen e ngjyrës së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme