Një prej ëndrrave më të mëdha të çdo ndërmarrësi është të arrijë të fitojë sa më shumë para dhe biznesi i tij të jetë një prej bizneseve më të suksesshme në treg.
Por problemi për një numër të madh sipërmarrësish fillon gjithashtu në momentin që ata e arrijnë këtë fazë dhe arrijnë që të vënë një kapital të lartë, sepse një pjesë e madhe e tyre kujtojnë se ky ishte fundi dhe nuk kanë nevojë më për asgjë. Kjo është njëkohësisht edhe një prej “hileve” më të mëdha që suksesi i bën sipërmarrësve, dhe ashtu siç edhe shprehja e famshme thotë “me shtimin e parave shtohen dhe problemet”!
Më poshtë do të lexoni edhe katër prej gabimeve që bëhen më shpesh nga sipërmarrësit që në fazën e parë të suksesit të tyre:
Zgjedhin mënyrën e gabuar për të festuar
Arritja e suksesit, pavarësisht përcaktimit që ai mund të ketë tek sipërmarrës të ndryshëm, kërkon padyshim edhe të festohet, sepse kjo mënyrë është një nga më të mirat për të rritur motivimin për suksesin e radhës.
Por pikërisht këtu gabojnë edhe një numër i lartë sipërmarrësish, të cilët zgjedhin njerëzit e gabuar për të festuar suksesin e tyre, njerëz të cilët mund të jenë xhelozë dhe kritikë, të cilët nuk e kishin fare idenë se me çfarë ju po merreshit, nuk ju mbështetën aspak gjatë gjithë procesit të punës. Prandaj ju duhet të zgjidhni njerëzit e duhur për të festuar suksesin tuaj, ata njerëz që vërtet do të ndiheshin të lumtur për arritjen tuaj.
“Harrojnë” taksat
Ky është një prej probleme më të shpeshta në drejtim të gabimeve të sipërmarrësve të suksesshëm. Ata janë shumë të zënë në punën e tyre. Zakonisht ata janë të përqendruar në rekrutimin e punonjësve, në implementimin e sistemeve sa më efikase për kompaninë e tyre, rritjen numrit të shitjeve dhe gjithçka tjetër që ata kanë në dorë për ta rritur sa më shumë kompaninë e tyre. Por teksa ata fillojnë të gjenerojnë para dhe biznesi i tyre rritet, ata harrojnë edhe të heqin disa para më vete, për shembull, për taksat që i duhet të paguajnë patjetër.
Dhe një gjë e tillë është shumë e rëndësishme për një biznes, sepse mos kursimi i parave është një prej faktorëve kryesorë që ka çuar në falimentimin e shumë kompanive, rreth 29 për qind.
Nuk kanë një llogari kursimi
Kur sipërmarrësit kanë arritur në pikën që ata i kishin vënë vetes së tyre si objektiv dhe kanë grumbulluar një sasi të madhe të ardhurash, ata i përdorin këto para për të shlyer një kredi, për të blerë një makinë të re, për të kaluar pushimet në disa prej vendeve më të bukura, për të blerë pajisje të ndryshme që mund t’i nevojiten ose jo biznesit të tyre.
Nëse ata kanë aq para sa mund t’i bëjnë të gjitha këto dhe të lejnë gjithashtu edhe një sasi të caktuar parash si “rezervë për ditët e vështira” nuk ka asgjë të keqe, por nëse ata i shpenzojnë të gjitha ato që kanë fituar, këtu fillon edhe problemi i tyre më i madh.
Disa prej firmave më të mëdha të konsulencës së bizneseve shprehen se idealja do të ishte që çdo kompani të arrinte të kursente rreth 10-20 për qind të fitimeve të saj, të cilat mund t’i vendoste në një llogari kursimi dhe ta përdorte vetëm në raste emergjente.
Një pjesë e madhe e tyre ose mbesin në stanjacion ose shkojnë në regres
Fillimi është i vështirë për çdo biznes. Por shpesh ndodh që disa sipërmarrës pasi kanë arritur në momentin kur kompania e tyre është një prej më të suksesshmëve të fushës dhe niveli i të ardhurave vetëm rritet, ata mbesin në këtë pikë, duke kujtuar se situata do të vazhdojë kështu, edhe pse ata nuk po bëjnë as 20 për qind të punës që bënin në fillimet biznesit të tyre.
Dhe është pikërisht ky momenti kur ata fillojnë e shkojnë drejt regresit, prandaj mundohuni që ta shmangni me patjetër këtë fazë./eo/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale