Nga zgjedhja e aksesorëve deri tek ajo e rrobave, është e lehtë të bëni gabime të vogla që mund t’ua shkatërrojnë të gjithë veshjen në total. Nëse bëni pjesë në grupin e vajzave që duan të duken të kuruara në detaje, bëni mirë t’i shmangni këto gabime:
Zgjedhja e vathëve të gabuar për formën e fytyrës suaj
Ky mund të duket si një detaj i vogël, por zgjedhja e vathëve të gabuar mund ta bëjë fytyrën tuaj të duket disproporcionale. Këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:
-Për fytyrat ovale, ju mund të zgjidhni çdo lloj vathësh.
-Për fytyrat e rrumbullakëta, vathët e gjatë janë zgjidhja më e mirë.
-Për fytyrat në formë zemre, vathët me vija dhe kthesa të zgjatura.
-Për fytyrat në formë katrore, provoni vathë të zgjatur, të lidhur dhe të varur.
-Për fytyrat e ngushta, vathët e gjata dhe të varur janë zgjidhja më e mirë.
Veshja e rrobave të cilat janë ose shumë të vogla ose shumë të mëdha
As rrobat e vogla, as ato shumë të mëdha nuk duhet të jenë zgjedhja juaj. Mos blini rroba me sy, por ndaloni dhe provojini.
Jo shumë fruda
Frudat mund t’ju bëjnë të dukeni më të shëndosha seç jeni në të vërtetë. Me siguri ju nuk e dëshironi këtë gjë. Është më mirë të mbani stilin tuaj të thjeshtë, por elegant. Veshjet me shumë detaje kanë nevojë për kujdes të veçantë.
Shumë aksesorë
Mbajtja e një stili të thjeshtë dhe elegant duhet të jetë motoja juaj. Ju dëshironi që njerëzit të shikojnë fytyrën tuaj të bukur dhe të mos shpërqendrohen nga vathët, byzylykët, gjerdanët ose ndonjë aksesor tjetër që keni vendosur. Vetëm për shkak se ju posedoni shumë bizhuteri, kjo nuk do të thotë që t’i vendosni ato në të njëjtën kohë.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...