Ndërsa kalojmë nëpër faza të ndryshme të jetës, personaliteti ynë i nënshtrohet ndryshimeve të shumta.
Kjo është pjesë e përvojës njerëzore dhe askush prej nesh nuk mund ta shmangë atë edhe nëse do të përpiqeni.
Megjithatë disa njerëz mund të qëndrojën të mbërthyer në një fazë më gjatë se të tjerët. Interesant është fakti se këto faza të jetës nuk varen nga mosha e një personi.
Carl Jung, një psikiatër dhe psikoanalist nga Zvicra , një nga figurat më me ndikim në fushën e psikologjisë, tha se këto faza varen nga personaliteti individual dhe rrugët që një person merr në jetë. Për të zbuluar më shumë rreth fazës së jetës, në të cilën keni hyrë në këtë moment, hidhini një sy të gjitha këtyre simboleve dhe zgjidhni atë që ju tërheq vëmendjen. Besojini instinktit dhe nënndërgjegjies suaj për të bërë zgjedhjen e duhur.
4.Faza Shpirtërore
Faza shpirtërore është faza e fundit, të cilën nuk e arrijnë të gjithë njerëzit. Ndërsa pasuria, marrëdhëniet, objektet e bukura dhe sukseset janë të rëndësishme në fazat paraardhëse, spiritualiteti juaj fillon të marrë përparësi mbi gjithçka tjetër në këtë periudhë. Tani më shumë se kurrë, ju ndiheni të lidhur me universin. Kjo është periudha e vetërealizimit,
Njëshmëria jonë me Shpirtin gjithpërfshirës ngadalë zgjerohet në ndërgjegjen tonë dhe bëhemi të vetëdijshëm se ne jemi thjesht qenie të energjisë që kalojmë nëpër hapësirë. Jeta nuk ka as fillim as fund. Pa marrë parasysh se çfarë, udhëtimi duhet të vazhdojë, sipas Living. Pasi të keni arritur paqen e thellë të shpirtit, ju do ta gjeni veten duke u afruar për të mësuar dhe udhëzuar të tjerët në mënyrë që edhe ata të mund të hyjnë në këtë fazë që ju jeni të bekuar të përjetoni.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...