4 faktorët që ndikojnë në fertilitetin e një mashkulli

15:05 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Infertiliteti nuk është vetëm një problem i grave. Sipas një raporti nga Shoqata Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese, 4 në 10 raste lidhen me partnerin mashkull.

Zakonisht shkaktari është fizik. (Një ënjtje tek venat që përshkojnë testikujt mund të ulin cilësinë e spermës, për shembull). Megjithatë edhe faktorët e mënyrës së jetesës mund të luajnë një rol të rëndësishëm gjithashtu.

Mosha e tij

Ndërkohë që meshkujt plaken, fillon të ulet volumi i spermës si dhe përqindja e kromozomeve të spermës normale.

Pesha e tij

Meshkujt me madhësi të belit rreth 100 cm kanë 22% më pak spermë se ata me bel nën 90 cm – kjo sipas një studimi të viti 2014.

Dieta e tij

Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se meshkujt që konsumojnë një dietë me përmbajtje të lartë në yndyra të ngopura kanë më pak spermë.

Alkooli

Përdorimi i tepërt i alkoolit lidhet me prodhimin e ulët të spermës, disfunksionin erektil dhe rënien e niveleve të testosteronit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme