Për shkak se ju e lidhni kafen me kënaqësinë, veprimet që ndërmerrni në fakt ju çojnë në përjetimin e asaj kënaqësie.
Bërja e kafes ose ecja drejt kafe barit tuaj të preferuar janë aktivitete që që çlirojnë edhe më shumë dopaminë në trupin tuaj, transmeton portal arbresh.info
Këtu janë katër efektet e kafesë së parë të mëngjesit:
Parashikimi
Në momentin që filloni të mendoni për filxhanin tuaj të parë të kafesë në mëngjes, sistemi juaj endokrin krijon dhe çliron dopaminë – i njohur si “hormoni i kënaqësisë parashikuese”. Vetëm fakti që do të pini kafe, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
Përgatitja
Duke qenë se ju e lidhni kafen me kënaqësinë, veprimet që ndërmerrni në fakt ju çojnë në përjetimin e asaj kënaqësie dhe krijojnë refleksin tuaj të Pavlovit (refleksi i kushtëzuar i quajtur sipas psikologut rus Ivan Petrovich Pavlov). Sipas Journal of Social Science Information, bërja e kafesë bën që trupi juaj të lirojë edhe më shumë dopaminë.
Aroma
Aromat mund t’ju kujtojnë përvojat nga disa kohë të kaluara, sepse ato janë një shkas i fortë për trurin. Sipas ekspertëve, aroma e kafes bën që të zgjoheni më shpejt nga krevati.
Pirja e kafesë
Trupi juaj e përthith kafeinën shpejt, kështu që duhen vetëm disa minuta që ajo të arrijë në trurin tuaj. Kafeina lidhet me pjesën e neuroneve që normalisht tërheqin adenozinën – hormonin mbi të cilin flemë. Për shkak se adenozina nuk mund të lidhet me neuronet tuaja, ju ndiheni veçanërisht vigjilent dhe më energjik. Sistemi endokrin më pas i përgjigjet mungesës së adenozinës duke lëshuar glutamat, një neurotransmetues që rrit aftësinë për të mësuar dhe mbajtur mend./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...