Google ADS

4 aryse pse rrini gjithnjë të uritur

21:10 | 3 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ju sapo keni ngrënë një vakt të mirë dhe sapo uleni të shikoni ndonjë film, ndjeheni të uritur.

Pikërisht në kohën kur duhet të ndjehemi të ngopur, ne ndjejmë uri.

Portali arbresh.info sjell disa nga arsyet pse ndodh kjo gjë.

  1. Jeni të mërzitur, të vetmuar dhe të trishtuar

Të qenit i/e vetmuar është një ndër arsyet kryesore se pse ndjeheni të uritur. Disa njerëz vazhdojnë të hanë edhe pas darke, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë të ngopur. Kjo ka të bëjë me një dhimbje emocionale që nuk e shprehim dot.

  1. Jeni të stresuar

Edhe stresi është një arsye tjetër që ju bën të ndjeheni vazhdimisht të uritur. Kur trupat tanë prodhojnë më shumë hormone stresi, ne kemi nivele të larta të qarkullimit të adrenalinës dhe gjithnjë kërkojmë “karburant” për të siguruar që ne do të jemi në gjendje të ikim nga “rreziku”.

  1. Ushqimi që hani s’ka ngjyrë dhe shije

Njerëzit fillimisht hanë me sy, pastaj me gojë. Nëse një pjatë nuk është në gjendje të mahnisë syrin tuaj, atëherë juve do t’ju ngjajë sikur nuk jeni duke ngrënë. Rol të rëndësishëm në ushqim luan edhe ngjyra, prandaj nëse kombinoni ngjyrat me bukurinë, atëherë ju do të ndjeheni të uritur edhe pasi të ngrënë një pjatë të mbushur.

  1. Nuk bëni gjumë të mjaftueshëm

Gjumi ka një rol të rëndësishëm sa i përket oreksit. Studime të shumta kanë theksuar se njerëzit ndjehen të uritur kur nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm. Mungesa e gjumit sjell uri, lodhje dhe nervozë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme