Edhe pse na ndajnë disa muaj nga sezoni i Virgjëreshës, sot do të flasim pikërisht për këtë shenjë, edhe pse ajo që do të shkruajmë mund të mos ju pëlqejë të gjithëve. Dhe e dini pse? Sepse sot do t’ju tregojmë të gjitha arsyet pse shenjat e tjera nuk i durojnë dot të lindurit nga data 23 gusht deri më 22 shtator.
1.E ke larë më parë?
E dimë që jeni maniake e pastërtisë dhe po të ishte në dorën tuaj do të dezinfektonit çdo cep e njeri të mundshëm. Madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi që e keni shijuar karantinës më shumë se kushdo pasi keni pastruar ashtu siç di vetëm një Virgjëreshë. Por ja që kjo nevojë për të patur kontroll mbi higjienën bëhet e bezdisshme për të tjerët, e ndoshta s’është habi të mos ua varin për këtë arsye. Sa më pak ujë e detergjentë nëpër këmbë, aq më mirë për ju.
2.As po e as jo:
Pas Binjakëve, Virgjëresha është shenja e dytë më e pavendosur e horoskopit. Përpara se të bëni një plan me të, kini parasysh se nuk do t’ju thotë “Po” me të parën, përkundrazi do të ndryshojë mendje derisa të lodheni dhe në fund të vendosni ju se ç’duhet të bëni. Kjo është një tjetër arsye pse miqtë tuaj nuk e kanë me qejf t’u lënë juve organizimin e një feste apo udhëtimi.
3.Prit një herë se sikur s’më del llogaria:
Me Virgjëreshën s’ka shpenzime të kota, e menaxhon aq mirë paranë sa çdokush do e kishte zili, por në të njëjtën kohë edhe inat. Askush nuk e do një shoqe që s’e lëshon veten kurrë dhe ecën gjithmonë me laps e letër.
4.Është kokrra e dembeles:
Virgjëresha jep maksimumin e saj në punë, por kur bëhet fjalë për kohën e lirë do vetëm të shtrihet dhe të mos bëjë asgjë, ose të shijojë një gotë të mirë në shtëpi. I lezeton aq shumë kjo lloj dembelosjeje saqë nuk mendon se miqtë e presin, apo e kanë inat sa herë që ajo përton.
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...