Është e sigurtë që të gjithë kërkojnë një partner që është si shpirti binjak, por deri sa të vijë një person i tillë, duhet të dini se pse disa meshkuj “zhduken” që në takimin e parë.
Edhe pse nuk është aq e lehtë, një grua nuk duhet ta marrë shumë personalisht që burri të mos telefonojë më pas takimit të parë. Mosveprimi i tij tregon vetëm se ai nuk është për të dhe se më mirë është larguar menjëherë sesa të zhduket pas muajsh apo vitesh lidhje, transmeton portal arbresh.info
Shumë studime kanë treguar se arsyet më të zakonshme që një burrë të largohet pas takimit të parë janë:
Atij nuk i intereson asgjë pos aventurës
Edhe nëse nuk keni pasur një marrëdhënie intime me të në takimin e parë, fakti që ai nuk e ka telefonuar më mund të nënkuptojë se ai priste vetëm një gjë nga ju. Nëse edhe një natë pasionante ka ndodhur mes jush, dhe ai është zhdukur, ka mundësi që të ketë humbur interesin për ju si sfidë.
Mos harroni, kjo nuk ndodh pse ju keni bërë keq, por sepse keni hasur në një mashkull sipërfaqësor.
Ai mendonte se ishte i dashuruar
Atyre u duket se janë të dashuruar, se ai ju pëlqen, se gjithçka është perfekte, edhe pse nuk ka shumë kohë që jeni njohur.
Kur e godet shuplaka e realitetit, dhe ai e kupton se ishte e gjitha një iluzion në kokën e tij, ndoshta është më mirë që ai të jetë larguar. Shumë meshkujve u ndodh që ngatërrojnë pasionin dhe epshin me pasion. Gjithsesi, ndoshta është më mirë që është zhdukur sepse nuk do t’ju japë shpresa të rreme.
Nuk ka tërheqje mes jush
Ndonjëherë një burrë dhe një grua mund të jenë shumë tërheqës për njëri-tjetrin, ata mund të flasin për gjithçka, ata kanë interesa të ngjashme, hobi, sens humori …
Megjithatë, nëse shkëndijat nuk ndizen që në takimin e parë, janë mundësitë që e njejta gjë të ndodh edhe në të ardhmen. Duhet ta kuptoni, që nëse ai u tërhoq menjëherë do të thotë që ai nuk ka dashur të humbasë as kohën tënde, por as të tijën.
Frika nga serioziteti juaj
Meshkujt shpesh tremben kur kuptojnë se me çfarë lloj femre kanë të bëjnë. Nëse në takimin e parë i tregove se nuk po bënte shaka me ty, është e qartë se nuk e ka telefonuar më.
Individët kanë frikë nga femrat e forta, por edhe nga marrëdhëniet më serioze, ndaj nëse ai donte vetëm një aventurë, është e logjikshme pse iku./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...