Google ADS

4 armiqtë e heshtur që shkatërrojnë jetën seksuale në çift

06:56 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Pavarësisht se s’na pëlqen ta pranojmë, të gjithë kemiprovuar të kemi një ulje të ritmit të jetës seksuale.

Por është një fakt, që pavarësisht se sa shumë mund të mendosh për seksin, ndonjëherë trupi thjesht nuk e ndjek dot. Trupat tanë janë shumë të komplikuar dhe ndonjëherë as që e mendojmë se disa situata të vogla fare, si për shembull çfarë keni ngrënë, sa keni fjetur, apo sa shumë ujë keni pirë ndikojnë në ritmin seksual të njëçifti: Më poshtë do të gjeni 3 arsyet që janë duke ”shkatërruar” jetën tuaj seksuale.

1.Kosnumoni shumë ushqime të përpunuara kohët e fundit: Gjithë ushqimi i konservuar dhe i përpunuar nuk i sjell asnjë të mirë jetës tuaj seksuale. Ushqimet që janë të pasura në yndyra të ngopura do të ngushtojnë arteriet duke mos lejuar qarkullimin normal të gjakut, deri te organet seksuale. Sa më shumë të ushqeheni shëndetëshëm aq më e shëndetshme do të jetë dhe jeta juaj seksuale.

2.Nuk pini mjaftueshëm ujë dhe lëngje: Dehidratimi është një çështje serioze që prek trupin tuaj në shumë mënyra. p.sh shkakton goditje në tru, dhimbje koke dhe irritacion. Shkakton edhe thatësirë vaginale. Një tjetër ndikim është eroma jo e mirë e gojës që sjell dehidratimi. Pra u bënë si shumë arsye që luftojnë jetën seksuale.

3.Keni ndryshuar llojin e kontraceptivëve: Disa studime kanë treguar se nuk janë të pakta gratë që humbasin interesin seksual ndaj partnerëve të tyre pasi ndërpresin prirjen e kontraceptivëve. Nëse ndjen ndonjë ndryshim të interesit tënd seksual pasi fillimit të këtyre kokrrave atëherë bisedo direkt me mjekun.

4.Hani shumë sheqer përpara se të flini: Nëse hani diçka të ëmbël përpara se të flini, teksa shikoni TV, ju themi mos ta bëni më sepse ndikon negativisht jetën tuaj seksuale. Rritja e sheqerit në gjak ul nivelin e testosteronit në 25%, e që ju lë kështu me shumë pak dëshirë për të bërë seks.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme