Në luftën për të rënë në peshë përdoren dy armë kryesore: dieta e shëndetshme dhe stërvitja. Por, përveç këtyre dy armëve kryesore, nevojiten të merren edhe masa të tjera që dieta të funksionojë më mirë. Më poshtë do t’ju paraqesim katër armë të tjera sekrete që mund të përdorni për të rënë në peshë.
Merrni një sy gjumë: Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Përveç se ju qetëson, ju ndihmon që t’i qartësoni mendimet,gjumi ju ndihmon gjithashtu që të dobësoheni. Koha sa flini përcakton sa oreks do të keni ditën tjetër. Për shembull, nëse flini pak, ju do të keni nevojë për ushqime me shumë kalori ose karbohidrate ditën tjetër për të rimarrë energjitë e humbura. Prandaj nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm gjatë natës, përpiquni të merrni një sy gjumë gjatë drekës. Në këtë mënyrë do të jeni më energjik pa pasur nevojë që të konsumoni më shumë kalori.
Bëni listën e ushqimeve që do të blini: Thonë që beteja më e madhe për të rënë në peshë bëhet në kuzhinë, pasi është shumë e vështirë t’u rezistosh aromave të ushqimeve. Studimet kanë treguar se lista e blerjeve ju ndihmon të bini në peshë më shepjt. Duhet të bëni një listë paraprake me ushqime të shëndetshme dhe të shmangni ato të përpunuara, me shumë sheqerna ose kripë.
Pini kafe të zezë pa sheqer: Duhet të hiqni dorë nga sheqeri, kremi apo përbërës të tjerë që i hidhni kafesë dhe ta pini atë të hidhur. Kafeja largon oreksin dhe ndihmon në rritjen e aktivitetit të metabolizmit.
Merrni përforcime: Arma e fundit sekrete për të rënë në peshë është të luftoni së bashku me një person tjetër. Do të jetë më e lehtë për ju që t’ia arrini qëllimit për t’u dobësuar nëse arrini të bindni edhe një të afërm tjetër ose shok e shoqe që duan të bëjnë të njëjtën gjë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...