Google ADS

Ushqimet e pasura me vitaminat e rinisë

23:58 | 9 Tetor 2024
Q L

Produktet dhe trajtimet e bukurisë që na ofrohen çdo ditë, shpesh përshkruhen si vepra arti të afta të bëjnë mrekullira për të rikthyer gjallërinë e fytyrës si brenda ashtu edhe jashtë. Por në të vërtetë, ne jemi çfarë hamë.

Misioni i ushqimit nuk është vetëm të ngazëllejë apo të kënaqë shqisat, por edhe të na japë energji dhe rini të organizmit.

Ushqimi ka një tjetër mision po aq të rëndësishëm. Ai është pjesë e pandashme e rutinës së kujdesit të lëkurës.

Vitaminat kundër plakjes mund të merren shumë mirë nëpërmjet ushqimit, në mëngjes, drekë dhe darkë duke i dhënë lëkurës shkëlqim, hidratim dhe pamje rinore.

AgroWeb.org do t’ju tregojë për listën e vitaminave më të mira kundër plakjes dhe burimet më të pasura natyrale ushqimore ku mund t’i gjeni ato.

1. Vitamina C
Përfitimet kundër plakjes:
Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar. Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej diellit.

Ku mund ta gjeni:
Specat (pavarësisht ngjyrës)
Brokoli
Luleshtrydhet
Agrumet si ananasi, limoni, limoni jeshi, portokalli e të tjerë.

Doza e nevojshme:
A e dinit se specat përmbajnë 280 mg vitaminë C ndërsa portokallet që çmohen kaq shumë kanë vetëm 90 miligramë?

Njeriu ka nevojë për të paktën 100 mg vitaminë C në ditë, ndaj për të përfituar këtë dozë duhet të hani dy fruta ose perime të lartpërmendura në ditë.

2. Vitamina E
Përfitimet kundër plakjes:
Vitamina E shërben si mbrojtëse e membranës së qelizave. Ajo ruan hyrjet dhe daljet e çdo gjëje në lëkurë.

Kur kombinohet me vitaminën C, vitamina E mbron lëkurën kundër dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultra vjollcë.

Ku mund ta gjeni:
Embrioni i grurit (të cilin mund ta shtoni në lëngjet me proteina, tërshërë, bukë, biskota dhe kos)
Arrorët dhe farat (farat e lulediellit, kikirikët, bajamet)
Avokadot

Doza e nevojshme:
Konsumoni një lugë gjelle me embrion gruri, dy feta avokadoje ose një grusht me arra.

3. Beta-Karoteni
Përfitimet kundër plakjes:
Beta-karoteni është thelbësor për shëndetin e lëkurës. Ai transformohet në vitaminë A që është përgjegjëse për riparimin dhe rritjen e qelizave.

Ku mund ta gjeni:
(Perimet dhe frutat me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër)
Karrotat
Kungulli
Pjepri
Pazia
Spinaqi
Rukola

Doza e nevojshme:
Ju nevojiten të paktën dy racione në ditë të frutave ose perimeve të lartpërmendura.

4. Omega-3
Përfitimet kundër plakjes:
Omega-3 janë yndyrna të mira e të shëndetshme që e mbajnë lëkurën të ushqyer, ruajnë integritetin e membranës së qelizave, mbajnë toksinat larg dhe mbrojnë kundër dëmeve të shkaktuara nga dielli.

Ku mund ta gjeni:
Farat e bluara të linit
Arrat
Sardelet ose salmoni i egër

Doza e nevojshme:
Konsumoni 90 deri në 150 gramë peshk në javë. Nëse nuk ju pëlqen peshku, atëherë mund të provoni suplementët e Omega-3. Konsultohuni me mjekun përpara se ta bëni këtë, sepse këto suplementë hollojnë gjakun.

5. Uji
Përfitimet kundër plakjes:
Uji mund të mos jetë një vitaminë, por e kemi dëgjuar me mijëra herë rëndësinë e të pirit ujë. U

ji është jetësor për shëndetin e lëkurës dhe bukurinë tonë. Sa më shumë ujë të pini, aq më mirë funksionojnë organet, përfshirë atë më të madhin siç është lëkura. Uji hidraton qelizat dhe i jep lëkurës elasticitet, gjallëri, shkëlqim dhe pamje rinore.

Ku mund ta gjeni:
Burime të rëndësishme të ujit përfshijnë:

Shalqini
Ananasi
Manaferrat
Lulelakra
Domatet qershizë

Me këto produkte, përfitimi do të jetë i dyfishtë. Përveç ujit, do të përfitoni edhe beta karoten dhe vitaminë C.

Doza e nevojshme

Debatet mbi sasinë e ujit që duhet konsumuar vazhdojnë, por ne ju rekomandojnë të lini etjen t’ju tregojë sasinë për të cilën keni nevojë./AgroWeb.org

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme