Google ADS

3 trajtime natyrale për heqjen e rrudhave në fytyrë dhe duar

23:00 | 17 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Rrudhat në fytyrë dhe në duar janë një ndër problemet kryesore  që bezdisin shumicën e grave.

Për shkak të shprehjeve të fytyrës, rrudhat e para zakonisht shfaqen nga shumë faktorë, si dielli, faktori mjedisor dhe gjenetik, dehidrimi dhe pirtja e duhanit, transmeton portali arbresh.info

Pjesa më e madhe e rrudhave shfaqen në zonat që janë të ekspozuara ndaj diellit, si krahët, fytyra, qafa dhe duart.

Megjithatë, për të shmangur këtë problem, mjafton të përdorni 3 recetat natyrale të mëposhte dhe shumë shpejt do të vëreni rezultatin.

Receta e parë:

4 pika vaj ulliri
¼ vaj bajame
½ filxhan tërshërë
¼ fara luledielli
Krem qumështi

Gjëja e parë që duhet të bëni është të pastroni farat e lulediellit. Në një enë më pas shtoni përbërësit tjerë dhe përzieni mirë.  Aplikoni maskën në fytyrë dhe duar dhe lëreni të qëndrojë për gjysme ore.

Receta e dytë:

Kos grek dhe vaj ulliri
2 lugë gjelle aloe vera
½ trangull

Vendosni të tre përbërësit në blender dhe përzieni mirë. Para se ta aplikoni këtë maskë lajeni fytyrën mirë dhe më pas e vendosni maksën dhe lëreni të qëndrojë në fytyrë dhe duar gjatë gjithë natës. Në mëngjës, pastojeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Receta e tretë:

Lëng limoni
2 karrota

Së pari pastroni karrotën dhe ndani në copa të vogla. Vendosni në blender dhe shtoni lëngun e limonit. Përzieni maskën mirë. Para përdorimit pastroni mirë fytyrën dhe duart dhe më pas aplikoni maskën dhe lërni të qëndrojë për 30 minuta.

Për rezultate të mira, preferohet që të përdorni produkte organike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme