Rrudhat në fytyrë dhe në duar janë një ndër problemet kryesore që bezdisin shumicën e grave.
Për shkak të shprehjeve të fytyrës, rrudhat e para zakonisht shfaqen nga shumë faktorë, si dielli, faktori mjedisor dhe gjenetik, dehidrimi dhe pirtja e duhanit, transmeton portali arbresh.info
Pjesa më e madhe e rrudhave shfaqen në zonat që janë të ekspozuara ndaj diellit, si krahët, fytyra, qafa dhe duart.
Megjithatë, për të shmangur këtë problem, mjafton të përdorni 3 recetat natyrale të mëposhte dhe shumë shpejt do të vëreni rezultatin.
Receta e parë:
4 pika vaj ulliri
¼ vaj bajame
½ filxhan tërshërë
¼ fara luledielli
Krem qumështi
Gjëja e parë që duhet të bëni është të pastroni farat e lulediellit. Në një enë më pas shtoni përbërësit tjerë dhe përzieni mirë. Aplikoni maskën në fytyrë dhe duar dhe lëreni të qëndrojë për gjysme ore.
Receta e dytë:
Kos grek dhe vaj ulliri
2 lugë gjelle aloe vera
½ trangull
Vendosni të tre përbërësit në blender dhe përzieni mirë. Para se ta aplikoni këtë maskë lajeni fytyrën mirë dhe më pas e vendosni maksën dhe lëreni të qëndrojë në fytyrë dhe duar gjatë gjithë natës. Në mëngjës, pastojeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Receta e tretë:
Lëng limoni
2 karrota
Së pari pastroni karrotën dhe ndani në copa të vogla. Vendosni në blender dhe shtoni lëngun e limonit. Përzieni maskën mirë. Para përdorimit pastroni mirë fytyrën dhe duart dhe më pas aplikoni maskën dhe lërni të qëndrojë për 30 minuta.
Për rezultate të mira, preferohet që të përdorni produkte organike./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%