Google ADS

3 teknika japoneze për largimin e stresit

21:06 | 11 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Si mund të lehtësoni ose të shtypni stresin në jetën e përditshme?

Nga tradita e lashtë japoneze vijnë disa teknika interesante që ju mund t’i aplikoni në përpjekje që të largoni stresin apo që të shplodheni.

Këto teknika më shumë do t’ju kujtojnë rëndësinë e momenteve të qetësimit dhe relaksit, si dhe me aftësinë e vetë trupit të njeriut për të liruar tensionin emocional, duke shpenzuar ndoshta më shumë kohë me natyrën.

Stresi është aq i zakonshëm sa që duket se është bërë një rregull dhe jo një përjashtim në jetën tonë. Për të thënë të vërtetën në doza të ulëta stresi është i dobishëm, sepse kjo gjë na lejon për të reaguar ndaj problemeve dhe vështirësive, por kur është e gjatë ju duhet të merrni masa për ta rifituar ekuilibrin.
Megjithatë disa këshilla të thjeshta që vijnë nga Japonia do t’ju ndihmojnë në lehtësimin e stresit të përditshëm.

Ja cilat janë tre këshillat më të rëndësishme:

 

Teknika e parë quhet në japonisht Jean Shin Jyutsu

Sipas filozofisë japoneze çdo pikë e trupit është e ndërlidhur dhe në veçanti secili gisht i duarve tona është i lidhur me organet e trupit si dhe me emocione të caktuara. Nëse ju fshini gishtat tuaj për disa minuta në mënyrën e duhur atëherë e keni ndihmuar vetën në rritjen e emocioneve pozitive.
Prandaj teknika Jean Shin Jyutsu është hartuar për të rivendosur mirëqenien në këto dy pjesë trupin dhe mendjen.
Baza e saj është në bërjen e masazheve në gishta për të fituar energjinë e jetës.

Teknika e dytë quhet Shinrin-Yoku
Shinrin-Yoku është fjalë japoneze që do të thotë “për të përfituar nga atmosfera e pyllit” ose e thënë ndryshe zhytja e vetes në pyll. Ecja në një mjedis natyror, duke i mundësuar të gjithë shqisave përballjen me ajrin e pastër, erën e luleve, dëgjimine ezogjëve, duke parë pamje nga më të bukurat, atëherë ju keni bërë më të mirën për shëndetin tuaj si fizik e mendor, si dhe keni bërë të mundur shtypjen e stresit.

Metoda e tretë quhet Reiki , e cila ka lindur në Japoni në 1865 dhe është konceptuar nga Mikao Usui. Ajo është përdorur për të stimuluar disa pika në trup dhe për të nxitur qarkullimin e energjisë pikërisht në ato pika ku ju keni më shumë nevojë. Duhet të dini që kjo teknikë nuk mund të kryhet nga persona të thjeshtë, por nga njerëz të kualifikuar. Gjithashtu trajtimet e kësaj teknike e vendosin individin të gjithë si një të tërë dhe jo vetëm trupin e tij të ndarë nga mendja. Kjo teknikë është e dobishme për të gjithë dhe të fal një ndjenjë qetësie duek larguar dhe stresin e përditshëm që çdo njeri përjeton.
Mos hezitoni në ndjekjen e këtyre teknikave nëse doni që të largoni sadopak faktorin shkatërrues “stres”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme