3 situata që duhet të mësoni t’i injoroni

22:47 | 21 Mars 2019
Trina Galanxhi
  1. Kritikat shkatërruese. Kur kritikat nuk kanë për qëllim të na ndihmojnë të përmirësohemi, por vetëm për të na dekurajuar dhe për të na bërë të ndihemi inferiorë, ne duhet t’i shpërfillim ato. Mos lejoni që të tjerët t’ju gjykojnë pa e vënë veten në vendin tuaj, dhe mos lejoni që kritikat e tyre t’ju dëmtojnë.
  2. Veprimet e këqija. Nëse një person sillet keq me ju, mos lejoni që sjellja e tij të ndryshojë ekuilibrin tuaj psikologjik, sepse atëherë ai do ta ketë arritur qëllimin e tij. Mos harroni se kjo mund t’ju dëmtojë vetëm nëse e lejoni. Nëse vëreni një veprim të keq, rishikoni pritshmëritë tuaja rreth atij personi dhe vazhdoni më tej.
  3. Manipulimet. Disa njerëz do të përpiqen t’ju kontrollojnë përmes manipulimit emocional. Është e rëndësishme që ju të jeni të vetëdijshëm dhe të mësoni të shmangni komentet që i bëjnë apel ndjenjës tuaj të përgjegjësisë, fajit apo edhe dashurisë, që ju të merrni vendime të cilët përndryshe nuk do t’i kishit marrë. Kur mësoni të injoroni këto komente, bëheni me të vërtetë të lirë të vendosni çdo hap në jetën tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme