Gaforrja cilësohet si shenja më e komplikuar e zodiakut. Besnike, e dashur, e dhembshur, e orientuar drejt familjes, por si çdo medalje me dy anë dhe Gaforrja duket ka një fytyrë të dytë.
Kjo shenjë është tejet e prirur të bjerë pre e depresionit, ndihet sikur askush nuk e kupton, mbyllet në vetvete dhe ajo që di të bëjë më mirë t’ia vendosë fajin “botës”.
Megjithatë nëse Gaforret shoqërohen me njerëzit e duhur do të nxjerrin më të mirën e vetes. Më poshtë Living do të listojë 3 shenjat që përputhen më shumë me gaforren.
1. DEMI
Demi dhe Gaforrja flasin të njëjtën gjuhë dashurie. Demi, si Gaforrja , është një romantik i lindur që pëlqen gjërat tradicionale si zemrat klasike dhe buqetat e mëdha me lule. Siguria emocionale dhe financiare shkojnë dorë për dore për të dyja shenjat.
2. AKREPI
Një Gaforre tipike mendon se historia e Romeo dhe Zhulietës është historia e përsosur e dashurisë. Akrepi i njohur për xhelozinë dhe këmbënguljen do të donte të njihte dikë me të cilën të kalonte gjithë jetën “derisa vdekja t’i ndajë” . Nëse për një shenjë tjetër, ky përkushtim ngjall frikë për Gaforren është gjithçka që do kjo shenjë.
3. PESHQIT
Peshqit, shenja tjetër e ujit, është e ndjeshme dhe humbasin veten duke dashuruar. Ky është një lajm i mirë për një Gaforre, e cila jo vetëm që kërkon përkushtim, por edhe dikë që do ta lejojë Gaforren të kujdesen për to. /living
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...