Shenjat e zodiakut e përjetojnë ndarjen në mënyra të ndryshme. Ka nga ata persona të cilët nuk duan t’ia dinë më për ish-in pas ndarjes, por ka edhe nga ata të cilët mendojë për një rikthim të mundshëm. Nëse marrëdhënies tuaj i vjen fundi dhe shpresoni të riktheheni me ish-patnerin, shikoni nëse ai/ajo bën pjesë në listën e mëposhtme.
PESHQIT : Peshqit janë më të butët, më të ndjeshmit, andaj dashurohen marrëzisht dhe përgjithmonë. Madje edhe nëse ndarja është gjëja më e mirë për të dy partnerët, njerëzit e lindur në këtë shenjë vështirë mund të ndahen nga partneri dhe do të bëjnë çdo gjë që të qëndrojnë bashkë. Nëse ndodh ndarja, Peshqit pothuajse gjithmonë i kthehen partnerit dhe do të japin çdo gjë nga vetja që të gjejnë mënyrën se si ta mbajnë partnerin.
BRICJAPI : Bricjapët dashurojnë për kohë të gjatë. Të lindurve në këtë shenjë u përshtaten lidhjet e qëndrueshme dhe jeta periodike kështu që nuk janë të prirë të ndërrojnë partnerë. Një herë kur vendosin të lidhen me dikë, do të përpiqen që lidhja të ketë sukses dhe të zgjasë. Si shenjë tokësore, kryesisht janë luftarakë dhe dukshëm të prirë në reflektim logjik sesa në emocione të fuqishme. Nëse mendojnë që lidhja mund të shpëtohet, i kthehen partnerit dhe bëjnë çdo gjë që ta shpëtojnë lidhjen.
SHIGJETARI : Shigjetarët janë gjeni, të vrullshëm, të zjarrtë, të sinqertë deri në maksimum. Shigjetarët nuk janë edhe aq të lindur për lidhje të gjata dhe të qëndrueshme. Mirëpo kur njëherë e gjejnë dashurinë e jetës, asgjë nuk mund t’i pengojë që me atë person të jenë përgjithmonë. Nëse ndodh të ndahen, personi i lindur në shenjën e Shigjetarit kthehet te partneri i vet.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...