Festa e Shën Valentinit po afrohet, por sipas astrologes Brittany Beringer, ka disa shanse për tre shenjat e horoskopit që ta transformojnë këndvështrimin për dashurinë duke u hedhur në krahët e ish-it.
Dashi
Më shumë gjasa do të merrni një vendim impulsiv që ka lidhje me ndjenjat. Në ditën e Shën Valentinit, egoja juaj mund të jetë në konflikt me zemrën dhe mendjen. Ky tranzit ju inkurajon të merrni vendime të guximshme për veten, edhe nëse ish-i ju shfaqet në këtë rrugëtim. Është koha që t’i jepni përparësi asaj që vlerësoni më shumë në jetë dhe për të gjetur mënyra për ta ftuar atë energji në hapësirën tuaj.
Peshorja
Fati mund t’ju bëjë të konsideroni faljen e një ish-i për gabimet e tij/saj, por duhet të jeni të kujdesshëm ndaj fjalëve të tyre të ëmbla. Në orët e para të ditës, Hëna ushtron presion mbi sundimtarin tuaj planetar, Afërditën, gjë që mund të shkaktojë shfaqjen e emocioneve të fshehura. Në fakt, ju duhet t’i shihni gjërat më qartë pasi Hëna të zhvendoset në shenjën e Demit më vonë në mbrëmje.
Virgjëresha
Ky Shën Valentin është shansi për të ecur përpara nga thyerja e zemrës. Bëhet fjalë për një rishikim të disa prej triumfeve dhe dështimeve në dashuri dhe pranimin e faktit se ku keni gabuar që gjërat shkuan keq. Për fat të mirë, ky ushtrim do të jetë një përvojë shëruese falë ndihmës së Afërditës që do t’ju lehtësojë ankthin dhe do ju shërojë shpirtin./anabel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...