Prej kohësh, psikologët dhe ekspertët e marrëdhënies në çift po përpiqen të gjejnë përgjigjen e suksesit të marrëdhënies së lumtur.
Ndonëse nuk kanë zbuluar ende çelësin e një lidhjeje të shëndetshme, studiuesit kanë gjetur disa pika kyçe. Edhe pse disa prej tyre nuk janë aspak ato që prisnit të lexonit, kemi përzgjedhur tri që ju tregojnë nëse ju dhe partneri jeni në udhën e duhur.
1.Ofroni
Dr. John Gottman, i mirënjohur për punën e tij për martesën e fortë e të qëndrueshme, beson verbërisht në idenë se çiftet duhet t’i ofrojnë njëri-tjetrit sa më shumë vëmendje. Për shembull: nëse gruaja i thotë bashkëshortit se diçka është e rëndësishme dhe interesante për të dhe ai i përgjigjet me mungesë interesi dhe indiferencë, në thelb ai nuk po i ofron asaj vëmendjen e duhur. Kjo sjellje është e dëmshme për lidhjen dhe përcjell një mungesë mbështetjeje dhe vëmendjeje kundrejt partneres.
Nga ana tjetër, nëse bashkëshorti tregon vëmendjen e duhur ndaj interesave të bashkëshortes, krijon kështu një zinxhir, duke treguar se të dy janë të interesuar. Ky lloj niveli bashkëbisedimi dhe lidhjeje mund ta forcojë marrëdhënien me baza të forta për të ardhmen.
2.Grinduni
Në kundërshtim me atë çfarë shumica beson, edhe një marrëdhënie “e mirë” nuk është vetëm fushë me lule. Në fakt, bazuar në një studim të fundit, një çift që grindet, por që në fund i zgjidh konfliktet, ka më shumë shanse për të pasur një lidhje afatgjatë krahasuar me një çift që nuk grindet fare. Mund të duket pa kuptim, por konsiderojeni edhe këtë alternativë: çiftet që nuk grinden, kanë tendencën të mbajnë nga brenda ndjenjat, të cilat vlojnë si në një tenxhere me presion. Kur ato shpërthejnë, gjenerojnë në debate edhe më të dhunshme. Një sasi e shëndetshme debatesh krijon mundësinë e një bashkëbisedimi të qetë mes partnerëve.
Faktor kyç në një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë është sa më shpesh komunikim produktiv. Studimi tregon se ashpërsia e debateve të një çifti nuk është ajo që ndikon në ndarjen e tyre, por mënyra se si i “grimojnë” ata problemet. Injorimi i një debati është një nga mënyrat më të këqija që një çift mund të zgjedhë për të hedhur pas krahëve një mosdakordësi, i cili me patjetër duhet trajtuar me më tepër kujdes.
Të jeni të aftë të komunikoni hapur se cili është problemi dhe ta zgjidhni së bashku, do t’ju bëjë më të fortë, më të lidhur dhe do të kuptoni se si një grindje ndikon për mirë në marrëdhënien tuaj dhe nuk dëmton aspak.
3.Mirësia
Asnjë marrëdhënie e gjatë dhe e lumtur nuk është e mundur pa mirësinë – nga të dy palët. Mirësia rrit dashurinë, ndërkohë që e siguron partnerin me rehatinë, qetësinë dhe mirëkuptimin e nevojshëm. Sa më shumë mirësi në një marrëdhënie dhuron stabilitet, gjë që çon drejt një lidhjeje më të gjatë dhe më të kënaqshme. Edhe njëherë, mirësi nuk do të thotë që kurrë të mos inatoseni apo mërziteni, por do të thotë se duhet të jeni të kujdesshëm kur ia shfaqni partnerit këto ndjenja.
Çdo partner duhet të jetë i kujdesshëm për ndjenjat e tjetrit dhe të jetë i vetëdijshëm të mos kalojë asnjë kufi që mund të dëmtojë marrëdhënien. Të jeni të butë mund të duket si dobësi, por në fakt është mënyra sesi e tregoni mirësinë për gjërat që i keni për zemër.
Në fund, edhe pse nuk është një sekret për të pasur një marrëdhënie afatgjatë: suksesi vjen nga angazhimi reciprok dhe interesimi i vërtetë nga të dy individët, të bashkuar, të hapur dhe me vullnetin për të parë edhe një këndvështrim tjetër nga ai që kanë. Ndërkohë që bashkëndarja e mendimeve dhe e ideve mund të shkaktojë debate, kujtohuni që jo të gjitha mosmarrëveshjet janë të këqija dhe, në fund, është mënyra se si komunikoni ajo që forcon lidhjen./lexo/
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie