Google ADS

3 sekretet e flokëve mahnitës të Meghan Markle

10:45 | 19 Tetor 2019
Arbresh.info

Meghan Markle është në media çdo ditë, që nga dita që është martuar me Princin Harry, në maj të vitit 2018. Në një kohë kur tabloidët britanikë po përpiqen gjithmonë e më shumë ta sulmojnë figurën e saj, ka një gjë për të cilën s’mund të flasin kurrë keq, sepse është e vështirë ta mohosh — ka flokë të mrekullueshëm. Në çdo foto të dukeshës, flokët janë të shkëlqyeshëm si diamant. Ata shkëlqejnë, janë të fortë dhe na e bëjnë gjithmonë për zili.

Gratë e klasës mbretërore kanë flokë të jashtëzakonshëm

Nuk është sekret që gratë mbretërore janë shumë të bukura. Por gjithashtu, kanë edhe flokë të mahnitshëm. Sa herë që Meghan dhe kunata e saj, Kate Middleton, dalin nëpër festa, gjithmonë duken të mahnitshme, me flokë të mrekullueshëm. Veshjet e tyre janë shumë të bukura, por flokët e tyre janë ato që tërheqin më shumë vëmendjen e njerëzve. Flokët me pamje natyrale të Kate, ka qenë gjithmonë një element kryesor i saj, por edhe për Meghan qëndron pothuaj e njëjta teori. Ndoshta një nga “sekretet” e saj më të mëdha në lidhje me flokët e Meghan është se duket sikur nuk bën asgjë për të, por prapë se prapë duket e mahnitshme.

Flokët e Meghan janë të natyrshëm, por shumë të bukur

Publiku u mahnit për herë të parë me flokët e Meghan, kur ajo dhe Harry shpallën fejesën. Ishte hera e parë që çifti vërtet bëri deklaratën se ata do të ishin bashkë përgjithmonë. Flokët e valëzuar të Meghan ishin një sukses, i cili e shoqëron atë edhe sot e kësaj dite. Që atëherë, ajo vështirë se ka eksploruar shumë me stilin e flokëve. Zakonisht, Meghan ose i mban të valëzuara, ose i mbledh në mënyrë të çrregullt. Të dyja mënyrat duket sikur i kushtojnë Meghan vetëm 5 minuta.

Dukesha është e fiksuar pas vajrave

Para se Meghan të bëhej Meghan, Dukesha e Sussex-it, ajo ishte një aktore televizive më e njohur për rolin e saj si Rachel Zane në shfaqjet televizive në USA. Ajo zbuloi për faqen e internetit BeautyBanter, se për rutinën e saj të kujdesit për flokët, kishte disa linja produktesh të preferuara. Shumë nga ato produkte ishin lloje të ndryshme vajrash që u shtojnë shkëlqim flokëve flokët e saj. Meghan tha për BeautyBanter se ajo është “e fiksuar” me vajrat zbutës Ëella, që u shtojnë shkëlqim flokëve të lagur ose të thatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme