Google ADS

3 përbërësit që duhet t’i shtoni kafes për të rënë në peshë

13:21 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kafeja e mëngjesit është ritual i shumë njerëzve, por ajo që nuk dinë shumë prej tyre është se vetëm 3 shtojca mund ta shndërrojnë kafenë në një pije që do të shkrijë brenda një kohe të shkurtër dhjamin e akumuluar ndër vite.

Kafeja është një burim i mirë antioksidantësh dhe mund t’i ofrojë organzimit lëndë si mangan dhe potassium (3%), magnesium dhe niacin-B3 ( 2%) Vitamin B2 etj, por duke i shtuar 3 përbërësit e mëposhtëm ju do të përfitoni edhe më shumë.

Përbërësit:
1 lugë kanellë
¾ e një filxhani me vajkokosi
½ filxhanit me mjaltë

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë homogjene dhe ruajeni në një kavanoz.Çdo mëngjes kur pini kafen shtoni një lugë nga kjo përzierja .

Vlerat e 3 përbërësve të lartëpërmendur

Kanella ka veti antiinflamatore dhe lufton inflamacionin. Për shkak të numrit të lartë të antioksidantëve, kanella gjithashtu neutralizon dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira.

Vaji i kokosit përmban acide yndyrore të shëndetshme të cilat nuk depozitohen në trup si yndyrë por shpërbëhen në energji ose ketone.
Mjalti do të shërbejë si një ëmbëlsues natyralë e veç të tjerave është i pasur në folate, vitaminë C, B6 dhe minerale si calcium, hekur zink sodium etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme