Nuk është aspak çudi që edhe pse jemi në stinën më të nxehtë të vitit t’ju shfaqen mbi buzë, por edhe brenda gojës, disa fluska të kuqe në të bardhë të cilat mund t’i ngatërroni fare lehtë me simptomat e etheve të dimrit që lamë pas.
Nëse nuk ju ka zënë ndonjë grip i momentit, të gjithë shenjat të çojnë tek një emër: herpesi labial. Herpesi labial shkaktohet nga virusi Herpes Simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe shfaqet në formën e një grupi flluskash të vogla që daln në buzë, rreh gojës dhe brenda saj. Lëkura rreth këtyre flluskave zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e enjtur dhe e inflamuar ).
Flluskat mund të hapen si pasojë lëngu brenda tyre rrjedh dhe vendi bëhet dregëz pas disa ditësh. Arsyet e shfaqjes së herpesit në gojë janë ende të panjohura, por mjekët përmendin këta faktorë stresi, ulja e ndjeshme e mbrojtjes së sistemit imunitar, ndryshimet e forta të tempeaturës, regjimi ushqimor i varfër, etj. Në artikullin e sotëm Living do t’ju tregojmë si të trajtoni herpesin në kushte shtëpie:
1.Hudhra: Shumë njerëz nuk e durojnë erën e hudhrës dhe gjëja e fundit që do të donin të provonin është pikërisht kjo, të vendosin hudhër mbi buzë ose brenda në gojë. Por, nuk duhet të harroni se hudhra është një eleksir i vërtetë vlerash të dobishme, si antioksidantë, përbërës me veti antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë herpesin dhe të ndihmojnë shërimin e tij. Merrni dy thelpinj hudhër dhe shtypini në havan ose me frulator derisa të krijohet një masë kremoze. Me ndihmën e një kunji veshi ose garze sterile pambuku lyeni zonën ku keni herpse 4-5 herë në ditë. Lëreni të veprojë per 10 minuta dhe në fund shpëlani gojën me ujë të ngrohtë.
2.Qumështi: Siç e përmendëm edhe në paragrafin hyrës, një ndër faktorët që çon në shfaqjen e herpesit labial është dieta e varfër ushqimorr. Ushqimi i shëndetshëm dhe i kontrolluar i dhuron trupit dy aminoacide esenciale: lisinë dhe argininë. Lisina parandalon shfajqen e herpesit në gojë dhe gjendet në përqendrim shumë të lartë tek qumështi. Ajo që ju duhet të bëni ësthë të njomni një top pambuku me qumësht dhe ta kaloni në zonat ku keni herpes. Ky veprim duhet bërë 10 herë në ditë. Gjatë kësaj periudhe duhet të filloni të konsumoni sa më shumë qumësht.
3.Aloe vera: Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është një nga trajtimet më të mira natyrale për të trajtuar herpesin labial. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh,antiinflamatorësh dhe vitaminë C që trajtojnë këtë problem dhe hidratojnë lëkurën. Mund ta aplikoni direkt në gojë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubea akulli me xhelin e Aloe veras.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi