3 mënyrat natyrale për të hequr njollat e djersës nga rrobat e bardha

02:00 | 15 Prill 2017
Trina Galanxhi

Rrobat e bardha, që nuk mungojnë në dollapët e askujt, vështirë të qëndrojnë të tilla për një kohë të gjatë. Me kalimin e kohës bardhësia humbet por përveç kësaj, krijohen edhe njolla te pjesa e sqetullave, prej djersës apo antidjersave që përdorim.

Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra natyrale për t’i bërë si të reja…

  1. Zbardhja me bazë uthulle dhe sode
    Të dy përbërësit kanë vetinë të depërtojnë në brendësi të fibrave të veshjeve duke hequr edhe njollat më të vështira:

Përbërësit dhe përgatitja:
1 filxhan kafeje uthull të bardhë
1 filxhan sodë buke (rreth 200 gr)
1 lugë kafeje kripë
Nëse duhet shtoni pak ujë
Vendoseni rrobën në një enë të madhe me ujë të ngrohtë dhe lëreni për 20 minuta. Pas kësaj kohe te pjesa e njollave vendosni nga kremi zbardhues që përgatitët. Lëreni për 20 minta të tjera dhe shpëlajeni.

  1. Me uthull të bardhë
    Hidhni gjysmë gote uthull të bardhë në 1 lt ujë dhe lëreni rrobën në të për 40 minuta. Shpëlajeni dhe nëse është e nevojshme përsëriteni veprimin.
  2. Me lëng limoni
    Vendoseni lëngun e limonit direkt te njollat dhe lëreni për 40 minuta të veprojë. Lajeni rrobën siç bëni zakonisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme