Aknet janë bezdia e secilës grua, prandaj shumica nga gratë që përballen me këtë, e dinë mirë bezdisjen që shkaktojnë ato.
Megjithatë, përkundër trajtimeve të shumta farmaceutike, aknet mund t’i trajtoni edhe me metoda natyrale, shkruan portali arbresh.info
Më poshtë ju mund të gjeni 3 metoda për të trajtuar aknet.
Metoda #1
Ju duhet: sheqer, limon dhe ujë trëndafili
Në një enë vendosni 1 lugë të madhe sheqer dhe shtoni edhe një lugë tjetër me ujë trëndafili. Më pas shtoni edhe lëngun e gjysmë limonit. Përzieni mirë dhe aplikoni maskën në fytyrë. Mbani maskën për 5 minuta dhe pastroni fytyrën.
Metoda #2
Ju duhet: ujë trëndafili, aloe vera xhel dhe vitamina E
Merrni gjysmë luge aloe vera xhel dhe shtoni një lugë të madhe ujë trëndafili. Më pas shtoni edhe dy tableta nga vitamina E. Përzieni mirë dhe vendosni maskën në fytyrë. Pas 10 minutave pastroni mirë fytyrën.
Metoda #3
Masazhoni fytyrën me kuba akulli për 3-4 minuta. Këtë trajtim duhet ta bëni 2 ose 3 herë në javë./arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...