Rutina e higjienës personale përfshin gjithashtu pastrimin e veshëve. Disa njerëz i pastrojnë sa herë që bëjnë dush, kurse të tjerë i pastrojnë më shpesh pasi i druhen dyllit dhe papastërtive të tjera.
Dylli është një substancë që fromohet në veshin e brendshëm dhe e mbron atë nga bakteret dhe mikro-organizmat e tjerë. Ka të njëjtën konsistencë si xheli dhe përbëhet nga qeliza të vdekura dhe substanca të ndryshme yndyrore. Nëse po pyesni veten për mënyrën sesi duhet t’i pastroni veshët, ju ftojmë të lexoni këshillat e mëposhtme. Mbani mend, nuk duhet të pastroni kurrë veshët me kunja pambuku, për më tepër lexoni këtu.
1.Uthull molle: Pastrimi i veshëve me uthull molle ndihmon në heqjen e dyllit dhe papastërtive të tjera dhe rivendos ekuilibrin normal të pH-it në këtë organ të rëndësishëm për dëgjimin. Në një enë shtoni 200 ml ulë ( një gotë uji) dhe dy lugë gjelle uthull molle. Pasi uthulla të jetë bashkuar me ujin, shtojeni në një shishe me grykë sprucatori dhe hidhni nga 4-5 pika në çdo vesh. Lëreni të veprojë dhe fshini veshin nëse vini re qe po ju kullon. Ky veprim duhet përseritur 1-2 herë ne javë.
2. Sodë buke: Soda e bukës është një ndër pastruesit më të mirë natyralë të dyllit. Pastron kanalin e dëgjimit, zbut dyllin derisa të tretet plotësisht dhe mbron veshin nga mikro-organizmat bakteriale. Në një gotë me ujë të vakët shtoni një lugë çaji me sodë buke. Përziejeni derisa të tretet plotësisht soda e bukës dhe shtoni disa pika të vajit të farave të sinapit. Lëngun hidheni në një pikatore të thjeshtë dhe shtoni 10 pika në secilin veshin. Pasi ta kenë thithut, hidhni sërish 10 pika dhe qëndroni shtrirë.
3.Vaji i arrës së kokosit: Acidet yndyrore të vajit të arrës së kokosit kanë veprim të fortë bakerial. Ato pastrojnë dhe mbrojnë veshët. Merrni pak vaj kokosi dhe lëreni të shkrihet në tempareaturë ambienti. Hidhnin disa pika në vesh dhe mbulojeni me një napë të ngrohtë ose tampon pambuku.
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit