Ka shumë mënyra se si mund të jeni romantike me partnerin tuaj dhe sms mesazhet romantike janë mënyra më e padëmshme për xhepin tuaj si dhe mënyra më e lehtë për të treguar dashurinë.
Ja diçka që mund të jetë e vyeshme për ju.
Gjuetia
Kjo është loja e preferuar e imja si dhe loja që merr më tepër kohë. Vendosni çokollata-puthje në vende të ndryshme dhe bëni që partneri t`i gjejë. Kështuqë dërgoni sms porosi me lokacionin e ardhshëm ku i pret “puthja”. Kjo lojë mund të jetë shumë romantike dhe impulsive.
Pse të dua?
Kur është hera e fundit që i keni treguar partnerit se e dashuroni? Çka sikur ju t`i shpjegonit se pse e dashuroni e më pas gjatë ditës i dërgoni shënime se pse ndjeheni ashtu. Disa ide që t`ua bëjë më të lehtë:
Ndjehem e rehatshme së qenuri vetja, kur më je ti pranë;
Ashkush tjetër nuk më ka bërë të ndjehem kaq e veçantë;
Më bën një person më të mirë.
Citoni poezi dashurie
Çfarë thotë “të dua” më tepër se një poezi dashurie? Mund të dërgoni poezi të tëra apo të shkruani nga një strofë në ditë apo mund të gjeni thënie dhe vargje të rimuara me temë dashurie.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...