3 gjëra që duhet nxjerrë nga shtëpia sa më shpejt të jetë e mundur

11:10 | 9 Nëntor 2017
L G

Sipas Feng Shui filozofisë disa gjëra në shtëpitë tona mund të tërheqin energji negative dhe bllokojnë atë positive. Pikërisht për këtë duhet sa më shpejtë të largohen nga shtëpia:

  1. Lulet e thara

Meqë bimët simbolizojnë rritje dhe përparim, lulet e thara apo bimët e venitura sipas Feng Shui traditës duhet menjëherë të nxirren nga shtëpia. Lulet e venitura dhe të thara paraqesin stagnim dhe nuk lejojnë përparim në asnjë drejtim.

Për këtë hudhni menjëherë buqetën e vjetër të luleve që po e ruani me kujdes dhe përzgjedhni një të re e cila do ta freskojë hapësirën tuaj.

  1. Sendet e thyera

Sipas filozofisë së Feng Shui, sendet e thyera dhe jofunksionale me kohën manifestohen negativisht në jetën tuaj. Shumë më mirë është ta mbani vendin e zbrazët se sa të mbani sende të thyera apo jofunksionale në shtëpi, mendojnë ekspertët e Feng Shui.

  1. Dhuratat e padëshiruara

Përkundër qëllimeve positive, shumë nga ne sigurisht së paku njëherë ka marrë dhuratë të cilën nuk e kanë dashur. Edhe pse mund ta vlerësoni gjestin, mbajtja e sendit të padëshiruar ndikon në qetësinë dhe fatin tuaj. Lejoni vetes dhe këto sende dhurojani dikujt tjetër./femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme