Google ADS

3 gabimet që bëni me flokët dhe si t’i shmangni ato

17:15 | 22 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Ende i përdorni furçat sintetike në flokë të lagur? Përdorni nxehtësinë për të tharë flokët?

Tingëllon si një rutinë e zakonshme e juaja. Ka ardhur koha t’i thoni stop.

Ja cilat janë 3 zakonet më të dëmshme të flokëve dhe si ti shmangni ato.

1-Jeni duke përdorur shampon të gabuar

Sulfatet, një përbërës i gjetur në shumicën e shampove të zakonshme, nuk janë shumë të shëndetshme për okët. Ato janë shkaktarë të tharjes, dëmtimit dhe rënies së okut. Për të shmangur këtë gabim shkëmbeni shampon tuaj normale me një shampo me formulë të butë, pa sulfate. Kjo nuk dëmton okun dhe e pastron atë shumë mirë.

2-I krihni flokët me forcë dhe të lagur

Në vend të kësaj, lloni me fshirjen dhe largimin e ujit të tepërt nga flokët dhe lërini të thahen për disa minuta në ambientin e dhomës. Pastaj me një krehër me dhëmbë të gjerë krihini duke filluar nga poshtë-lartë. Kjo do t’shkaktojë më pak dëmtim në flokë dhe nuk do ti këpusë ato.

3-I thani flokët me ajër shumë të nxehtë dhe për një kohë të gjatë.

Tharja e flokëve me nxehtësi të lartë do të dëmtojë flokët duke i djegur, tharë dhe këputur ato. Prandaj përdorni ajrin e ftohtë kur thani flokët dhe punoni shpejtë në mënyrë që tharësja të mos qëndrojë gjatë në flokë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme