Ne e kemi dëgjuar të gjithë statistikën rreth shtatë nga dhjetë gra mbajnë reçipeta me numrin e gabuar. Ndërkohë që ato mund të dëmtojnë gjinjtë tuaj, të shkaktojnë dhimbje prapa në shpinë, frymëmarrje të kufizuar dhe shumë ndërlikime të tjera shëndetësore. Në vitin 2016-të, rreth 1.2 milion gra shpenzuan 75 euro më shumë në blerjet e reçipetave të tyre, ndërsa më poshtë gjeni tre gabime të zakonshme që bëni me to, por që pasi t’i fiksoni me siguri do i bëni reçipetat të duken si të reja…
Ju i lani rregullisht
Ju mendoni se jeni higjienik, por larja e reçipetave pas çdo të veshuri, i bën që ato të humbasin elasticitetin e tyre. Ne rekomandojmë larjen pas 3-4 herësh që i keni mbajtur në trup. Ndiqni udhëzimet e etiketës së kujdesit dhe lajini ato duke i vendosur brenda një rrjete ose një këllëfi që i mbron ato nga dëmtimi. Asnjëherë mos i fusni edhe rripat në lavatriçe, sepse nga larja e shpeshtë ato mund të dëmtohen.
I vendosni në sirtarin tuaj
Sistemimi i tyre është i rëndësishëm, sidomos pas larjes. Është e rëndësishme të lejoni që reçipetat të rrinë në ajër të pastër pas përdorimit, në mënyrë që djersa ose papastërtitë të mos ngelen aty e të shkaktojnë irritim ose erë. Varini në një vend të hapur, më mirë se në sirtar në mënyrë që të jenë në kontakt me ajrin dhe mjedisin. Dhe mos i vishni menjëherë. Hulumtimet tregojnë se reçipetat duhet të ndërrohen në mënyrë që të ruajnë formën e tyre. Ndaj, jepini pak pushim.
Blini madhësinë e gabuar
Për fat të keq, ndonjëherë është koha të heqësh dorë nga ato reçipetat e vjetra të besuara dhe të marrësh të reja. Për të siguruar që ju nuk jeni duke blerë madhësinë e gabuar, shkoni në një dyqan ku mund t’i provoni më parë. Ose nëse jeni duke i zgjedhur një e nga një, të paktën kushtojini rëndësinë kapëses metalike në to. Ajo e humbet elasticitetin me kalimin e kohës, ndaj gradualisht filloni të përdorni kapëse të forta.
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...
Iu dha hapësirë televizive një dhunuesi, Kusari paraqet anke...