Në mes të një debati, pavarësisht nëse është me një fëmijë apo me adoleshent, ka disa fraza të cilat mund të mos jenë shumë të pranueshme për çdo bashkëbisedues. Ndoshta nuk e mban mend atë që thua në moment, por ai/ajo e mban mend, dhe ndonjëherë situata kthehet kundër teje.
Gjetja e një mënyre për të qetësuar tensionin e një bisede qëndron pikërisht te maturia e menaxhimit të debatit dhe te zgjedhja e fjalëve të duhura.
Sipas Psychology Today, tri frazat e mëposhtme nuk duhet të thuhen asnjëherë ndaj një fëmije. Në vend të tyre, ekzistojnë tri alternativa më të përshtatshme për të trajtuar sjelljen e tyre – pa shkaktuar tek ata ndjenjën e turpit, frikën ose fajin.
“Ti po më çmend”
Në vend që të përdorësh këtë frazë për të treguar fajtorin, për të motivuar një fëmijë, thuaj: “Nuk më pëlqen kjo sjellje”. Përpiqu t’u tregosh atyre pse një sjellje nuk është e mirë dhe shpjegoji hapat për ta ndryshuar atë. Ndihmoji fëmijët të kuptojnë se ajo që po bëjnë nuk është më e mira, por pa i lënë të ndihen plotësisht përgjegjës për gjendjen tënde mendore apo emocionale.
“Çfarë po ndodh me ty?”
Kjo është një frazë që i bën fëmijët t’u vijë zor nga vetja. Dhe ndërsa ata rriten, i bën që të dyshojnë në aftësitë apo mendimet e tyre. Në vend që të përdorësh fraza të tilla, përpiqu të flasësh në një formë tjetër: “Nuk më pëlqen kur ti…. “ Kjo do t’i bëjë ata të kuptojnë se aftësitë e tyre mund t’i përdorin më mirë. Dhe mund të ndryshojnë.
“Duhet ta bësh më mirë …… ose diçka tjetër”
Kjo shprehje u fut frikën fëmijëve dhe i detyron ata të ndryshojë, i mëson të marrin atë që duan përmes frikës dhe agresionit. Një alternativë më e mirë që ata të mos i bëjnë gjërat me frikë është: “Kur ti përpiqesh të bësh diçka, unë ndihem e lumtur.” Kjo i jep fëmijës një shans për të ndryshuar sjelljen.
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...