“Gjatë ditëlindjes sime të 40-të, fillova të mendoj se çfarë do të thotë të plakesh”,- shkruan Cameron Diaz në librin e saj të fundit The Longevity Book. E inspiruar për të mësuar më shumë se si kalimi i kohës afekton trupin tonë, ajo filloi të udhëtojë rreth botës për t’u konsultuar me ekspertët në këtë fushë. Çfarë ka mësuar? Janë gjërat e thjeshta në jetë ato që kanë më shumë efekt kur ne plakemi. “Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm bio, ushtrimet fizike dhe gjithashtu të bësh mjaftueshëm pushim janë tre elementët kryesorë për një plakje të shëndetshme”,- tregon ajo.
Diaz ka përshkruar formulën e saj ditore për të qenë gjithmonë të shëndetshëm dhe për të mos treguar aspak sikur je mbi 40 vjeç.
Zgjohem e çlodhur nga një natë gjumi dhe ëndrrash. Gjëja e parë që bëj është rregullimi i krevatit, më pas kujdesja për higjienën personale. Është e rëndësishme që çdo mëngjes të pij një litër ujë dhe pastaj meditojë për afërsisht 20 minuta sepse relakson trupin dhe mendjen time, duke më vendosur në një gjendje të qetë dhe energjike. Më pas vjen momenti i ushqimit, në mëngjes këshillohen proteinat dhe karbohidratet. Pas mëngjesit është e nevojshme bërja e ushtrimeve fizike. E gjithë kjo rutinë kërkon vetëm 1 orë dhe 15 minuta dhe është perfekte për të përballuar me energji dhe pozitivitet vazhdimin e ditës.
Mos harroni, përpara gjumit është e nevojshme që të shmangni konsumimin e ushqimeve të rënda. Sigurohuni që ambienti ku rrini të jetë i qetë dhe relaksues dhe ditës tjetër filloni gjithçka nga fillimi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...