Pyetja e parë që mjeku do t’ju bëjë nëse ankoheni se duhet të urinoni gjithmonë në mes të natës është: “U zgjuat nga gjumi sepse duhet të urinonit, apo pasi ju doli gjumi vutë re se kishit nevojë për të urinuar”.
Përgjigja bën një diferencë shumë të madhe. Kur flini, rritja e presionit të gjakut në veshka mund të rrisë prodhimin e urinës. Prandaj, nëse zgjoheni nga gërhitjet e partnerit/es, nga pagjumësia ose për një arsye tjetër që nuk ka lidhje me fshikëzën, nuk është problem nëse shkoni në tualet për të urinuar. Por, nëse nevoja për të urinuar është edhe arsyeja përse u zgjuat, atëherë kjo gjë nuk duhet injoruar.
1.Mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë infeksion urinar, që shoqërohet edhe me ndjesinë e djegies kur urinoni, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës. Urina shpesh është me ngjyrë më të errët dhe ka një erë të fortë. Krahas nevojës së shpeshtë për të urinuar, mund të keni edhe dhimbje në pjesën e mesit, sidomos në qendër të legenit dhe përreth zonës së kockës pubike.
2.Po vuani nga diabeti ose prediabeti. Në këtë rast trupi rrit prodhimin e urinës për të nxjerrë jashtë nivelet e larta të sheqerit në gjak. Kjo shpjegon edhe arsyen përse duhet të urinoni gjithmonë gjatë natës. Nëse ndiheni edhe të etur gjatë gjithë kohës – edhe kur keni konsumuar shumë ujë – duhet të bëni patjetër analizat e diabetit.
3.Keni nivele të ulëta të hormonit antidiuretik. Me kalimin e moshës është normale që të fillojnë të bien nivelet e këtij hormoni, i cili ndihmon veshkat të mbajnë nën kontroll nivelet e lëngjeve. Sa më të ulëta të jenë nivelet e këtij hormoni, aq më shumë urinoni. Rënia e niveleve të këtij hormoni nis që nga mosha 40 vjeç dhe bëhet më e dukshme rreth 60-70 vjeç./living.al/
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...