3 arsyet përse dashuroheni pas meshkujve që nuk ju meritojnë

11:55 | 16 Shtator 2018
Arbresh.info

Arsyeja përse tërhiqeni dhe tërhiqni gjithmonë pas vetes “djemtë e këqinj” është vërtetuar shkencërisht, dhe kjo e fundit lidhet me karakterin e të shkuarën tuaj. Nëse deri tani e keni gjetur veten të lidhur vetëm me meshkuj të paqëndrueshëm emocionalisht, të padisponueshëm, njerëz toksikë, tradhtarë apo mashtrues, ka ardhur koha të ndryshoni sjelljet në mënyrë që të mos bëni për vete vetëm këta lloj njerëzish.

Megjithatë rrënjët e këtij problemi shkojnë edhe më thellë, duke prekur të shkuarën tuaj. Prania e një figure mashkullore të paqëndrueshme në jetën tuaj, ju jep shembullin normal sesi mund të jetë një mashkull. Nëse përvojat tuaja të hershme kanë qenë vetëm me refuzime, dhunë psikologjike apo verbale e merrni të mirëqenë në nënvetëdijen tuaj , që këto janë sjellje të pranueshme.

Megjithatë nëse fëmijëria e adoleshenca juaj ka qenë mjaft e shëndetshme e sërish bëni për vete meshkuj që nuk janë në nivelin tuaj, kjo lidhet me një karakteristike të personalitetit tuaj! Ju mendoni se mund të ndryshoni çdokënd që takoni.

Tërhiqeni nga meshkujt që kanë nevojë “për t’u ndrequr” e këtu lind instikti juaj !

Një tjetër arsye lidhet me prioritetet tuaja që mund të jenë të shtrembëruara. Mos kërkoni vetëm për cilësitë sipërfaqësore si bukuria, por kërkoni për cilësi të karakterit që janë më të rëndësishme për një marrëdhënie të shëndetshme, të qëndrueshme dhe afatgjate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme