Këtë mbrëmje në emisonin “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur Nertili, një 29-vjeçar i rritur në jetimore.
Kur ai erdhi në jetë u braktis në një jetimore dhe prej atëherë ai ka qenë në kërkim të nënës dhe babait.
Pasi e gjeti të atin, Rrahimin, ai tashmë kërkon të njohë të ëmën. Gjatë kohës që rrinte në jetimore, ai rrëfeu se shpesh edhe e dhunonin fizikisht.
Nertili iu drejtua emisionit për t’i kërkuar të atit që t’i tregonte se kush ishte nëna e tij dhe ta ndihmonte ta gjente.
Sipas tij,Rrahimi e kishte gënjyer disa herë dhe e di se ku ndodhet por nuk do t’i tregojë.
Babi i tij dha disa versione në studio, dhe si përfundim i premtoi Nertilit që do ta ndihmonte. Por, ai vazhdoi të këmbëngulte se nëna e tij nuk do ta pranojë pasi është martuar./tch/
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...