Përpjekja “e vrullshme” për të ekzekutuar një të burgosur për rreshtin e vdekjes, i cili u ndal pasi personeli mjekësor nuk arriti të gjente venat e tij, pavarësisht se u shpua shumë herë në pjesën e këmbëve, përbën torturë, thotë avokati mbrojtës.
Dëshmitar i të dënuarit, Doyle Lee Hamm, 61 vjeç, i cili ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tij në rreshtin e vdekjes, u kthye në qeli pas më shumë se dy orësh përpjekje nga ekipi i ekzekutimit.
Bernard Harcourt, i cili ka përfaqësuar Hamm për 28 vjet, pretendoi se “përpjekja e ekzekutimit” të bllokuar çoi në të paktën 12 plagë nga shpimet e dështuara me gjilpërë.
Ai tha se procedura la pas një dhome të gjakosur.
“Ishte një ekzekutim i tmerrshëm, i dështuar. Ata hoqën dorë, kur nuk gjetën dot venën”, tha ai.
Profesori në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kolumbias shtoi: “Ky rast dihej se do të ishte e dhimbshme dhe e përgjakshme dhe nuk do të kishin sukses”
Harcurt tha se kishte dy grupe të personelit mjekësor që u përpoqën të gjenin venat në gjoksin e Hamm, në zonën midis gjunjëve dhe pjesën e këmbëve të tij.
I burgosuri u ekzaminua nga një mjek pas dështimit të ekzekutimit dhe zbuloi se kishte të paktën 12 plagë, shtoi avokati i tij.
Në dosjet gjyqësore në ditët para ekzekutimit të planifikuar, avokatët e Hamm thanë se ai kishte kancer terminal dhe një histori të përdorimit intravenoz të drogës që kishte komprometuar rëndë venat e tij./oranews/
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...