Mendjet e ndritura ju japin përfitimin e përvojës së tyre.
Ndodh edhe te ndërmarrësit më të vjetër. Ju keni ndërtuar vrullin për projektin tuaj tuaj të fundit, dhe jeni të emocionuar nga sfidat e reja dhe keni përfytyruar suksesin në fund të rrugës.
Por, papritmas një problem i papritur ju ndalon, dhe duket e pamundur për t’u zgjidhur.
Po, pengesat e mëdha janë dekurajuese, dhe janë shpesh të pashmangshme. Por mënyra se si angazhoheni dhe se si mendoni për problemet ndikon në mënyrë direkte në aftësinë tuaj për t’i zgjidhur ato.
Ja se si mendojnë disa nga njerëzit më të zgjuar për problemet dhe si mund të mësoni t’i tejkaloni ato.
“Nuk mund të zgjidhim problemet tona me mendimet e njëjta të cilat i kemi përdorur kur i kemi krijuar ato” – Albert Einstein
“Problemet nuk janë shenja ndalese, ato janë udhëzime” – Robert H. Shuller
“Të gjitha problemet zvogëlohen kur përballeni me to në vend se t’ju ikni” –William F. Halsey
“Jo gjithçka me të cilën përballeni mund të ndryshohet. Por asgjë nuk mund të ndryshohet pa u përballur” – James Balwin
’’ Nganjëherë problemet nuk kërkojnë zgjidhje: Por ato kërkojnë pjekuri për të mësuar nga ato” – Steve Maraboli
“Çdo problem është një dhuratë. Pa ato ne nuk do të rriteshim” – Tony Robbins
“Jeta nuk është një problem që duhet zgjidhur, por një realitet që duhet përjetuar” – Soren Kierkegaard
“Nëse mund të zgjidhni problemin tuaj, pse të brengoseni? Nëse nuk mund ta zgjidhni, pse të brengoseni?” – Shantideva
“Nuk është se ata nuk mund të gjejnë zgjidhjen. Është për shkak se ata nuk mund të shohin problemin” – G.K Chesterton
“Problemet nuk janë asgjë tjetër përpos thirrjeve për kreativitet” – Gerhard Gschwandtner
“Ne dështojmë më shpesh për shkak se zgjidhim problemin e gabuar në vend se të kemi zgjidhjen e gabuar për problemin e duhur” – Russell L. Ackoff
“Qëndrimi pozitiv nuk mund të zgjidhë problemet tuaja, por do të inatosë njerëzit mjaftueshëm për t’i bërë përpjekjet e vlefshme” – Anonim
“Ikja nga problemet vetëm rrit distancën nga zgjidhja” – Anonim
“Udhëheqësit që zgjidhin problemet kanë një gjë të përbashkët: besimin se gjithmonë ka një mënyrë më të mirë” – Gerald M. Weinberg
“Çdo problem që kam zgjidhur është bërë një rregull, i cili pastaj shërbeu për zgjidhjen e tjera problemeve” – Rene Descartes
“Aftësia juaj për të zgjidhur problemet dhe të merrni vendime të mira është masa juaj e vërtetë e aftësisë tuaj si udhëheqës” – Brian Tracy
“Nëse nuk mund të kuptoni shkakun e problemit, nuk mund ta zgjidhni atë” – Naoto Kan
“Problemi është një mundësi e mirë për ju që të bëni më të mirën” – Duke Ellington
“Dorëzimi është mënyra më e dhimbshme e zgjidhjeve të problemeve” – Anonim
“Në vend se të mendoni jashtë kutisë, shpëtoni nga kutia” – Deepak Chopra
“Zgjidhja e problemeve do të thotë të dëgjoni” – Richard Branson
“Brenda çdo problemi qëndron një shans” – Robert Kiposaki
“Nuk ka asnjë problem i cili mund fuqinë brenda jush” – Bob Proctor
“Ju mund të rrisni aftësitë tuaja të zgjidhjes së problemeve duke përmirësuar aftësinë tuaj të bërjes së pyetjeve” – Michael J. Gelb
“Mos u kërkoni njerëzve ndihmë pa provuar së pari të zgjidhni problemin vetë” – Colin Powell
“Nëse një problem mund të zgjidhet atëherë do të zgjidhet. Nëse nuk mund të zgjidhet nuk keni pse të brengoseni për të” – Dalai Lama
“E gjithë jeta përbëhet nga zgjidhja e problemeve” – Karl Popper
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...