Mjekët kanë zbuluar se një djalë i ri papritmas nuk ishte në gjendje të kishte ereksion për shkak se u gërvisht nga një mace.
Një raport për rastin i publikuar nga revista mjekësore britanike zbuloi se pacienti i panjohur nga Belgjika u infektua nga një sëmundje e rrallë nga gërvishtja.
E njohur si sëmundja e gërvishtjes së maceve ose ethet e gërvishtjes së maces, sëmundja shkaktohet nga një lloj bakteri që gjenden në gojën dhe kthetrat e maceve.
Pacienti 23-vjeçar po vuante nga simptoma duke përfshirë mosfunksionim e organit të tij dhe dhimbje të testikujve, raportoi The Sun.
Kur djali u tregoi mjekëve se çfarë kishte ndodhur, ata i dhanë menjëherë antibiotikë. Për fat të mirë, i riu u trajtua me sukses për tri javë.
Mjekët shkruan: ‘Simptomat shpejt u zhdukën dhe ai tërësisht e rifitoi funksionin e organit gjenital”.
“Pacienti nuk ishte në gjendje të provokonte penetrim, pavarësisht vullnetit të tij edhe gjatë periudhave të simptomave të qeta”.
Macet që mbartin bakteret, të njohura si Bartonella henselae, mund ta kalojnë sëmundjen tek njerëzit duke kafshuar ose gërvishtur, ose nëse pështymja e tyre prek një plagë të hapur të një personi.
Deri në 40% të maceve mbajnë bakteret në një moment në jetën e tyre – zakonisht kur ato janë kotele.
Njerëz të tjerë të diagnostikuar me sëmundjen mund të vuajnë nga ethet.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...