Një infermiere e re ka shkatërruar jetën me dëshirën e pakontrolluar për mbushjen e buzëve.
22-vjeçarja që punon si infermiere në një spital në Adana, Turqi, ka kryer një ndërhyrje për trashjen e buzëve. Ndërhyrja nuk është kryer tek një specialist i provuar, por tek një parukiere që e prezantonte veten si “specialiste estetike”.
“Hurriyet” thotë se Soner Gulnaz i injektoi mbushje të përkohshme tre mujore në buzë infermieres Merve Keles. Mirëpo, mbushja u shkri për një javë dhe e reja nuk hoqi dorë, por kërkoi mbushje të përhershme.
Në këmbim të një shume të caktuar, “specialistja” i injektoi 26 gjilpëra me silikon. Nuk kaloi më shumë se gjysmë orë dhe buzët iu frynë tej mase ndërsa të nesërmen përfundoi në spital.
“Jam penduar shumë”, thotë 22-vjeçarja, e cila tashmë kërkon pamjen e saj të dikurshme.
“Si punonjëse shëndetësie duhej ta kisha pyetur për diplomën. Ka rrezik që tani të mbes pa buzë. Jam penduar shumë.” Ajo thotë se personi që i bëri mbushjen i kishte thënë se “duke qenë se klinika ishte nën rikonstruksion, mbushjen do ta bënin në shtëpi”, shkruan Tv Klan.
Tashmë çështja ka kaluar në gjykatë, ku Gulnaz thotë se nuk e ka kryer mbushjen dhe vajzës së dëmtuar do t’i duhet të provojë akuzat.
Mjeku Metin Yavuz që po merret me infermieren, tha se ekipi i tij po përpiqej të kuptonte se çfarë lënde është injektuar në buzët e saj. Ai tha se e reja nuk ka rrezik për jetën, por nuk dihet nëse do ta arrijë më pamjen e mëparshme.
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...