Melanie Segard, një 21-vjeçare me sindromën “Down”, prezantoi motin mbrëmjen e së martës në televizionin kombëtar francez.
Vajza përmbushi kështu një ëndërr të hershme të saj, dhe e gjithë kjo falë një fushate të nisur në “Facebook” më 27 shkurt, e të sponsorizuar nga “UNAPEI”, federata e shoqatave që lobojnë për një përfshirje më të mirë në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara.
Rreth 200 mijë përdorues të rrjetit social e mbështetën nismën e quajtur “Melanie mund t’ia dalë mbanë” dhe disa transmetues kombëtare i ofruan 21-vjeçares mundësinë e daljes në ekran.
Segard zgjodhi ta bënte këtë te kanali “France 2”, ku u shfaq në krah të prezantueses së rregullt të motit atje, Anais Baydemir.
“Unë jam ndryshe, – u shpreh Melanie më vonë, – por dua t’iu tregoj njerëzve se ka shumë gjëra që unë mund t’i bëj”.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi