200 pasagjerët e avionit u tmerruan në qiell, piloti kishte një qëllim tjetër

02:21 | 19 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një pilot është vënë nën hetim për një marifet të rrezikshëm mbi aeroport, çka bëri që pasagjerët në bord të ulërinin pasi mendonin se po rrëzoheshin.

Fluturimi i fundit në distanca të gjata nga linja ajrore e falimentuar, Air Berlin, po manovronte për t’u ulur në Aeroportin e Dusseldorfit me 200 pasagjerë në bord.

Aeroplani Airbus A330 zhvilloi një mbikalim nderi, duke u kthyer në anën e tij dhe duke realizuar një fluturim shqetësuese pranë terminalit të aeroportit.

Në një video të filmuar nga toka, mund të dëgjohet një grua duke thënë: “Çfarë po bën ai?”

Fluturimi AB7001 nga Miami në Gjermani dukej sikur ishte gati për të dalë kur mori shpejtësinë dhe ngritjen, duke treguar krahët e vet për herë të fundi.

Aeroplani pastaj bën një kthesë të mprehtë majtas drejt ndërtesës së terminalit, me njerëzit në tarracën e jashtme që ulërinin nga frika.

Një punonjës i aeroportit i cili shikonte skenat dramatike mendoi se aeroplani do të rrëzohet menjëherë në terminal.

Ajo tha: “Ishte një ndjenjë e çuditshme kur A330 erdhi drejt nesh, pasi nuk e dinim më parë se do të bënte një xhiro nderi”.

Autoriteti federal i aviacionit (LBA) është caktuar të hetojë.

Sidoqoftë një tjetër video, e kryer nga kulla e kontrollit në Aeroportin e Dusseldorfit, tregon qartë se ishte një veprim i përkryer i orkestruar dhe se askush në aeroport nuk ishte në rrezik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme