Prestigjiozja britanike ‘’The Telegraph” i ka kushtuar së fundmi një artikull mjaft interesant turizmit ku ka renditur 20 plazhet më të bukura në Europë, të cilat janë të braktisura dhe që ia vlen të vizitohen të paktën një herë në jetë.
Në këtë renditje ku gjenden emra ndoshta të panjohur, edhe pse jetojmë në kohën e dixhitalizmit dhe informacioni qarkullon më shpejt se shpejtësia e dritës, gjenden edhe dy emra shumë të dashur për popullsinë mbarëshqiptare. Sipas The Telegraph, koha e duhur për të vizituar këto plazhe është muaji maj i cili konsiderohet edhe si një periudha më e mirë dhe më e qetë e vitit. Lista vijon si më poshtë:
1. Playa de las Teresitas, Tenerife
2. Playa de la Aldea, Gran Canaria
3. Puerto de San Miguel, Ibiza
4. Cala de Boquer, Majorca
5. Voidokilia, pranë Pylos
6. Petani, Kefalonia
7. Valtos Beach, Parga
8. Calanque d’en Vau, pranë Cassis
9. Gruissan Plage, Languedoc
10. Posto Vecchio, Puglia
11. Cervo, Liguria
12. Praia do Amado, Algarve
13. Playa de Dunas, Ferrel
14. Ksamil, Sarandë( Ksamili është shumë i njohur për plazhet shkëmbore. Gjendet nëntë milje larg nga qyteti i Sarandës. Ju mund të lundroni në tre ishujt e të këtij plazhi, të admironi Korfuzin nga larg, po ashtu të vizitoni edhe Butrintin.)
15. Belvoir Beach, Herm
16. Verige Bay, arkipelagu Brijuni
17. Lara Beach, pranë Paphos
18. Ghajn Tuffieha, Golden Sands
19. Velika Plaza, Ulqin (Plazhi Velika Plaza gjendet në jug të qytetit të Ulqinit dhe është i njohur për bregun ranor, të bukur dhe të virgjër.)
20. Mandarin Oriental, Bodrum
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...