1. Perfeksiono kafenë turke.
2. Luaj letra/shah/domino.
3. Sistemo garderobën.
4. Sill në terezi kuzhinën dhe frigoriferin.
5. Mëso kërcimet e Tik Tok.
6. Lexo gjithë librat që ke blerë dhe s’i ke prekur me dorë.
7. Shiko një serial me 9 sezone: The Office, How I Met Your Mother, Friends, Seinfeld
8. Shkarko Duolingo dhe fillo mëso italisht/gjermanisht/spanjisht/ç’t’ju dojë zemra.
9. Lyhu dhe bëj foto për Instagram ose për qejf.
10. Eksperimento me rutinën e kujdesit ndaj lëkurës. Bëj tre maska brenda një dite. Vër dy serume poshtë hidratuesit. Gjej dhe përdor kremin e trupit që ke harruar në cep të sirtarit.
11. Bëj diçka që e bëje në fëmijëri dhe të pëlqente. Për shembull, kopjoni skica të thjeshta dhe ngjyrosini apo bëni postera për t’i varur në mur.
12. Nisni të mbani ditar në një nga blloqet që ju janë grumbulluar në shtëpi
13. Provoni pozicione të reja seksuale, gjeni kamasutrën online, s’keni asgjë më të mirë për të bërë.
14. Provoni receta të reja me çfarë keni në frigorifer.
15. Shihni dhe organizoni fotot e lara të familjes.
16. Meditoni dhe pastaj acarohuni se ju duket shumë e vështirë.
17. Bëni yoga në kushte shtëpie. Mos kapni keq asnjë muskul. Kjo është një sfidë.
18. Flini gjumë të thellë, ndjellës, të pandërperë, pa alarm
19. Rrini kot me sy hapur duke parë qiellin. Lerëni mendjen të shkojë ku të dojë.
20. Shkruani poezi, tekste këngësh, histori të shkurtra, romane.
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...