Gështenja është një ushqim shumë i pasur me fibra, proteina, yndyrna, kripëra minerale dhe vitaminë C. Vlera ushqyese e gështenjave është e ngjashme me atë të grurit dhe në të kaluarën ky fryt ishte ushqimi i përditshëm gjatë sezonit të dimrit për shumë popullata, veçanërisht për zonat malore.
Gështenjat mund të gatuhen në mënyra të ndryshme: të ziera, të pjekura në tigan ose në furrë; mund të bëhen supë etj. Por kur bëhet fjalë për qërimin e tyre, duket se jo gjithmonë gjërat shkojnë mirë.. Në varësi të llojit të gatimit të zgjedhur, Living ju propozon disa truke të shpejta për t’i qëruar brenda 5 minutash.
Gështenja të ziera- shtoni vaj në ujin e zier: Gështenjat e ziera janë të lehta për t’u qëruar, por gjatë gatimit ata zbuten dhe rrezikojnë të thërrmohen: me këtë truk të thjeshtë ju do të arrini t’i qëroni gështenja shumë më lehtë dhe pa i thyer ato. Nëse jeni duke përgatitur gështenja të ziera, truku për t’i qëruar lehtë nga të gatuarit është të shtoni një lugë gjelle vaji në ujin e gatimit. Për të zier gështenja, duhet të shtoni ujë të barabartë me tre herë volumin e gështenjave dhe i lini ato në zjarr për rreth 40-45 minuta.
Gështenjat e pjekura: Mos harroni të bëni një prerje në drejtimin e gjerësisë së gështenjave përpara se të përgatitni gështenja në sobë ose në furrë. Pas gatimit të gështenjave, mbulojini ato me një leckë të ngrohtë dhe lërini të ftohen për rreth dhjetë minuta. Avulli që buron do të lehtësojë qërimin e lëkurës: në sajë të këtij truku do të jetë i mjaftueshëm që t’i shtypni pak gështenjat për të hequr lëvozhgën pa mundim. Gështenjat e pjekura dhe e granatuara mund të konsumohen menjëherë ose të ruhen në frigorifer. Në kohën e konsumimit mund t’i shkrini ato dhe t’i shijoni të ftohta ose të ngrohta.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...