Rikthimi në punë apo shkollë në shtator risjell edhe një proces që thuajse e kishim harruar, rënien e flokëve. Kjo e fundit shtë e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve. Flokët bien sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja).
Këtë proces e përshpejtojnë edhe më shumë faktorë të tjerë, si lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj Më poshtë do të gjeni dy maska shumë të mira dhe mbi të gjitha natyrale që parandalojnë rënien e flokëve, ushqejnë skalpin dhe forcojnë rrënjët e flokëve.
Maskë me të verdhë veze dhe banane
Përbërësit: 1 banane e pjekur shumë mirë dhe 1 e verdhë veze. Përziejini më kujdes përbërësit deri sa të bashkohen shumë mirë dhe të formohet një masë homogjene. Aplikojeni në rrënjë dhe lëreni për 30-40 minuta. Lajini flokët me ujë të vakët.
Maskë me të verdhë veze dhe qepë
Përbërësit :1 e verdhë veze, 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 2 lugë gjelle lëng qepe. Përziejini të gjithë përbërësit së bashku. Aplikojeni maskën në rrënjë dhe lëreni për 15 minuta. Më pas e aplikoni në pjesën tjetër të flokut dhe mbajeni për 30 minuta, living.al. Në fund i lani flokët si zakonisht.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?