Si rrallë më parë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e një të riu, i cili prej vitesh kishte vuajtur nga depresioni. Kjo ishte historia e Jetmirit i cili krizat e para i kishte shfaqur në periudhën e gjimnazit.
Ai kishte filluar të mbyllej në vetvete, të abuzonte me alkoolin dhe të shfaqte shenja dhune. Prindërit të shqetësuar nga sjellja e Jetmirit kishin kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas disa ekzaminimeve kishin kuptuar që ai vuante nga depresioni dhe nga çrregullimet psikologjike.
Jetmiri në studio rrëfeu se shpeshherë e humbiste vetëkontrollin dhe nuk e kuptonte se çfarë bënte. Madje ai thyente çdo gjë që i dilte përpara dhe kishte arritur deri aty sa të ushtronte dhunë fizike mbi prindërit. Ai tregoi se kur qetësohej dhe kuptonte se çfarë kishte bërë ndihej në faj dhe mbyllej akoma më shumë në vetvete. Pavarësisht gjithçkaje prindërit i kishin qëndruar pranë dhe ishin kujdesur për të duke i dhënë forcën që i nevojitej për të dalë nga ajo gjendje.
Për këtë arsye në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Jetmiri kishte ftuar prindërit e tij. Ai i kërkoi falje nënës për dhimbjen dhe vuajtjen që i kishte shkaktuar duke i thënë: “Të kam lodhur shumë dhe të kam bërë të vuash. Të kërkoj falje për çdo gjë dhe të falenderoj sepse jam ky që jam sot falë teje”.
Në fund si Jetmiri dhe nëna e tij dhanë një mesazh për të gjithë njerëzit që vuajnë nga depresioni, që nuk duhet të kenë frikë nga paragjykimet dhe se nuk duhet të kenë turp që t’i drejtohen psikologut.
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën