Edhe një sms me përmbajtje seksi shpejt do të ndezë fantazinë e partnerit tuaj dhe do tju lumturojë jetën seksuale.
Obligimet e përditshme ju pengojnë që me partnerin tuaj të kaloni aq kohë sa dëshironi dhe aq sa keni nevojë. Për këtë shkak ndonjëherë vuani, mirëpo nuk keni arsye të brengoseni. Mund t’ju ndihmojnë edhe mesazhet më të thjeshta me përmbajtje “të zjarrtë”.
Ja disa prej tyre më poshtë:
Po i provoj sytjenat. Nuk mundem të vendos cilat më rrinë më mirë dhe po e kërkoj mendimin tënd.
Nuk e di a është kjo normale, mirëpo më dridhen gjunjët çdo herë kur më prek.
Të dashuroj. Të dua tani.
Krevati është i zbrazët pa ty.
Çfarë ke veshur? Dua të di çfarë mund të zhvesh më vonë nga ti.
Më skuqen faqet kur më bie në mend se çfarë më bëre mbrëmë. Raundi tjetër sonte?
Si po më imagjinon tani: a) lakuriq, b) në vaskë, c) së bashku.
Kam darkuar dhe tani më duhet ëmbëlsira. Merr me vete ëmbëlsirë dhe rrobat të cilat zhvishen lehtë.
Lajmëro shefin që do të vonohesh në mëngjes në punë, sepse natën nuk do të ketë gjumë.
Sapo kam bërë dush dhe isha e detyruar t’i dërgoj sms një djali seksi të cilin e njoh. Nuk arrita as të vishem.
Nuk e ke idenë sa më ndez.
Eja sa më parë në shtëpi dhe do të t’i tregoj të gjitha 50 nuancat gri.
Kam veshur fustanin mini më të shkurtër që kam në dollap. Duhet patjetër të më ndihmosh ta zhvesh.
Mos u lodh shumë në punë, sonte të nevojitet më shumë energji.
Po ushtroj jogë. Lakuriq. Dëshiron të shikosh sa jam fleksibile.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person