Që rrobat tuaja të duken gjithmonë bukur dhe të shkëlqejnë nga pastërtia, gjëja e parë që duhet të bëni, është t’i lani siç duhet. Ne do t’ju parapërgatisim, duke ju rrëfyer disa nga problemet më të rëndomta, që dëmtojnë veshjet tuaja…
Grupim i papërshtatshëm i rrobave
Përveç ngjyrës që duhet marrë në konsideratë, materiali i tekstilit është gjithashtu diçka që meriton vëmendje.
Për shembull, copërat që përmbajnë një lloj pushi apo leshi, duhen larë gjithmonë vacantë.
Gjithashtu, peshqirët nuk duhet të miksohen asnjëherë me materiale sintetike.
Luftim i njollave në mënyrë të gabuar
Mos u çudisni nga vrima e re që është shfaqur në copën tuaj, nëse jeni mësuar që t’i fërkoni dhe t’i mëshoni fort pjesët e njollosura.
Edhe njollat duhen pastruar me kujdes.
Për të parandaluar gërryerjen e materialit, ju këshillojmë që të vendosni një copë të bardhë e të pastër mbi pjesën e njollosur dhe lëreni të regjet per pak kohë.
Përdorimi i tepërt i pluhurit larës
Kjo mund të shkaktojë shumë shkumë, e cila mund të çojë në grumbullimin e papastërtive në disa pjesë specifike të bluzave, si p.sh në jaka.
Në këtë mënyrë, rrobat do të ndoten akoma më shumë, dhe shpëlarja do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur.
Nuk u kushtoni rëndësi zinxhirëve
Zinxhirët duhet të jenë të mbyllur përpara se rrobat të futen në lavatrice, sepse dhëmbët e zinxhirit mund të dëmtojnë copat e tjera fare lehtësisht.
Mbërthimi i kopsave
Mos harroni gjithmonë t’i zbërtheni kopsat e këmishave etj., përpara se rrobat të futen në lavatriçe.
Në të kundërt, rrobat mund të duken të parregullta pas larjes.
Përdorimi i tepërt i zbardhuesit
Zbardhuesi i bën rrobat të jenë më pak rezistente ndaj dëmtimeve dhe ato mund të grisen lehtësisht.
Ndaj në vend të zbardhuesit, provoni që “t’i zieni” rrobat në temperatura të larta, duke i shtuar dy pika limon.
Larja në lavatrice e rrobave të plazhit
Rrobat e plazhit, të palestrës, apo çdo lloj cope tjetër që përbëhet nga elastani, nuk duhen larë kurrë në lavatriçe.
Mënyra e duhur për t’i larë këto materiale është larja me dorë në ujë të vakët.
Ta lëmë lavatriçen “të pushojë” për pak kohë
Disa amvisa preferojnë ta bëjnë këtë gjë, sepse besojnë se disa cikle larje të njëpasnjëshëm, mund ta dëmtojnë lavatriçen.
Megjithatë, kjo është e pasaktë.
Përdorimi i lavatriçes, pa pushim redukton konsumin e energjisë elektrike, sepse makina larëse në këtë mënyrë përdor nxehtësinë e mbetur nga cikli i mëparshëm.
Përdorimi i një cikli të vetëm larjeje për jastëkët dhe batanijet
Nëse i lani jastëkët me pupla dhe kuvertat në lavatriçe, zgjidhni gjithmonë proces me dy cikle para larje + larje, pasi puplat mund ta thithin shkumën, duke e lënë brenda jastëkut.
T’i lajmë rrobat pa i ndarë sipas llojit
Një nga pjesët më të lodhshme dhe të sikletshme, pasi ka mbaruar procesi i larjes, është të gjejmë këmbën që mungon duke i bërë gjithë çorapet cift.
Pse nuk provoni të lani çorapet të parat?!
Jemi të sigurt që do t’iu pëlqejë rezultati.
Përdorimi i zbutësit edhe kur lajmë peshqirat
Kimikatet në përbërje të zbutësit reduktojnë aftësinë përthithëse të materialeve.
Ndaj, më mirë mos përdorni zbutës për shpëlarjen e peshqirave.
Rroba Sportive
Për të parandaluar rrobat fëshe që të humbasin formën e tyre, vendosni 3 topa tenisi brenda ne lavatriçe.
Ndihmojnë që të mos humbasë struktura e fibrave dhe të hiqni qafe shkumën e tepërt.
Lajmë shumë rroba njëherësh
Asnjëherë nuk duhet ta tejngopni lavatriçen, pasi kjo mund të çojë në dëmtime serioze.
Respektoni kapacitetin e saj.
Përdorimi i detergjentëve shumë të shtrenjtë për larjen e rrobave
Shumë prej detergjentëve që ne jemi mësuar të përdorim, kanë si zëvendësues elemente që nuk kushtojnë shumë dhe gjenden pothuajse në cdo shtëpi: Kripa mund t’i bëjë rrobat më të bardha, shkumësi ndihmon në eliminimin e njollave.
Sapunët e rrobave japin më shumë bardhësi rrobave dhe largojnë njollat.
Lëngu i limonit mund të përdoret për të zbutur rrobat dhe për t’i bërë me aromë të këndshme.
Nuk i kushtojmë rëndësi makinës larëse
Është shumë e rëndësishmë që të kujdeseni për lavatriçen tuaj.
Mos harroni që në shumicën e rasteve kompartimenti i detergjentit është i lëvizshëm.
Nëse aty depozitohen gjithmonë mbetje detergjenti, atëherë duhet të tregoni kujdes.
Mos e mbyllni derën e lavatrices pasi ka mbaruar një cikël larjeje, sepse dera hapur e ndihmon të thahet e të mos mbajë lagështirë.
Të paktën një herë në vit, duhet të vendosni një cikël larjeje bosh, vetëm me ujë të ngrohtë dhe uthull.
Kjo do të ndihmojë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e lavatriçes.
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones